Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO 'vulos' dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën
Santiago Malko dhe Blendi Teta
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 25 vite burg të Blendi Tetës, autor i vrasjes së ish policit Santiago Malko. Ndonëse mohoi se nuk kishte lidhje me krimin, doli zbuluar nga tabulatet telefonike që ishin provë e fortë për deklarimin fajtor të vrasjes së ndodhur në 27 gusht 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën; Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.
Blendi Teta u kthye në dëshmitarin kryesor pasi zbërtheu pjesë të rëndësishme të klanit Duka që organizoi vrasjen e Santiago Malkos.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e "Xhamllikut" ekzekutohet me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
Arrestohet anëtari i klanit 'Duka', me shokun e tij po lëvizte me armë në makinë nëpër Tiranë! Elvis Gaçaj vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos
18 Janar, 13:28
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase
17 Janar, 10:41
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46