Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, kamerat kapën autorin me motor! Shoqërohet Alban Bruçi, ndaj tij dyshohet se qëlloi djali i viktimës

SHKODËR- Një person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i vrasjes së 57-vjeçarit Ismet Çekorja. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen “Guerrilë” aty ku u ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjecari Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se drejtuesi i motorcikletës ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjecarit dhe më pas është larguar me shpejtësi. Për shkak të skafandrës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes, por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka ceduar duke hequr skafandrën çka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Ngelet ende enigmë nësë 57-vjeçari është thirrur nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e shkodrës ka shoqëruar deri tani 8 persona në ambjentet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat. Në personat që janë shoqeruar nga policia e Shkodrës për të dhënë dëshmi, është edhe 25 vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij, kjo sepse djali i viktimës, Bajram Çekorja, është në kërkim si autor i dyshuar. Policia në një nga pistat e hetimit ka atë të hakmarrjes dhe për këtë arsye ka thirrur për të dëshmuar edhe Alban Bruçi, i cili i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25 Gushtit.

Megjithate, Policia e Shkodrës ka ngritur disa pista hetimi në lidhje më këtë ngjarje pasi nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi pasi djali i tij, Bajram Çekorja ka qënë dy herë i ndaluar nga Policia e Shkodrës ndërkohë që ai ka qënë i përfshirë në disa ngjarje në Shkodër.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/09/2022 01:44

    Nuk kane targa motoret ne Shqiperi,qe po shpresoni vetem te heqja e skafandres ??!!

    Përgjigju
  • Filjola: 03/09/2022 16:30

    E gjen Gledisi heren tjeter

    Përgjigju
    • Filjola: 03/09/2022 18:40

      Kush esht geldisi

  • Lomi tirones: 03/09/2022 12:13

    Cere osht kja pun kshu mer jahu , puquni mer me njoni tjetrin Bohuni shok e miq pini nai got raki , armet hudhni mplena ,

    Përgjigju
  • Kuku isuf: 03/09/2022 11:50

    Po cfare albanit mor hahhahah ky nuk asht i zoti me qu brekt e vedi jo me qit pushk , ky hala se ka marr vedin prej asaj ca i ka ndodh

    Përgjigju
    • Hahahihihuhu: 03/09/2022 13:01

      Ska gja Asmeri e ka ba , Albani ban burg e njejta gja asht .respekt

  • Shqiperia Po Ndryshon: 03/09/2022 11:45

    Hajde komentues te papune, turruni komenteve si turku sumes se jeni gallate.

    Përgjigju
    • Moli: 03/09/2022 12:14

      Fal teje shqiperia po ndryshon o komentues me pune

    • I papun: 03/09/2022 12:10

      I madh je ahahahaha Po deti dje i thoshin qe kush nuk ka pune luan me deren ta ni kush nuk ka pune ja fut ca komente ????????????????????????

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu