Vrasja e Jurgen Dukës 3 ditë më parë për radhën në market, gjykata lë të lirë shokun e tij

Vrasja e Jurgen Dukës 3 ditë më parë për radhën në market, gjykata lë të lirë shokun e tij

Orgest Drazhi

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Orgest Drazhin, shoku i Jurgen Dukës, i cili u vra 3 ditë më parë në një supermarket në Tiranë. Drazhi u arrestua dy ditë më parë për moskallëzim krimi, ndërsa masa e sigurisë u caktua nga gjykata ditën e djeshme. 36-vjeçari ishte prezent në konfliktin e çastit, që ndodhi mes Jurgen Dukës dhe efektivit të policisë Arbër Sulës për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës (14 dhjetor), në një supermarket në Tiranë në rrugën Irfan Tomini, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, me detyre agjent krimesh me detyrë në Dibër, është shpallur në kërkim nga policia.

Konflikti nisi për radhën e kryerjes së pagesës në supermarket, ndërsa viktima Jurgen Duka ka tentuar t'i paguaj edhe pijet policit Sula. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë "nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua". Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar, e pas konfliktit e ka qëlluar me plumb në zemër.

Fillimisht Jurgen Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.

Si ndodhi sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet
Siç shihet në pamjet e sigurisë, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë edhe pse jemi në kushte pandemie. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij Orgest Drazhi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni