DURRES- Të dielën e 27 janarit në mesditë do të dilnin për gjueti pasioni i dy vëllezërve. Prandaj kishin mbyllur dyqanin në lagjen nr 6 të Durrësit dhe ishin drejtuar për nga shtëpia, në lagjen 13 ku u bënë pre e grabitjes.
Në një prononcim për Tv A1 Report Xhemal Kotarja thotë se i ka tërhequr vëmendjen gjakftohtësia me të cilën grabitësit ishin afruar në mes të ditës dhe kishin qëlluar me automatik të shkurtër.
“Sa vijmë ke porta dy persona me armë. Unë do hapja portën për të futur makinën brenda, kur shoh dy persona që vinin me vrap. I thashë vëllait, se ne mbanim çifte, ai e mbante bile, rrinte ke sedilja prapa. I thashë Fatmir bjeri. Kaq kërciti. Këtu u bë batërdi duke shtrirë. Edhe Fatmiri shtiu dy herë, me çifte. Ata ishin shumë gjakftohtë. Se çanin kaptinën nëse ishte vakt dreke apo vakt darke. Mua nuk më bënë gjë, sepse unë isha tek porta dhe isha me duar lart. Dhe ja.... Ata ishin të veshur gati njësoj me maska të zeza e rroba të zeza. Nuk kishte burrë nëne që i dallonte . Dy trupa të vegjël”- Kujton Xhemali momentin e vrasjes. E gjithë skena ndodhi brenda 1 minute. Më pas Xhemali kishte marrë të vëllanë për ta dërguar në spital, por nuk mund të bëhej asgjë për jetën.
“25 milionë lekë të vjetra. Për kaq lekë të merret jeta. Turp.”- të thotë Xhemal Kotarja duke kujtuar dhe tentativën e grabitjes të 12 viteve më parë.
I pyetur nëse dyshon se dikush mund ti kishte ndjekur ai përgjigjet: “Nuk janë hajdutë ordinerë, sepse hajduti ordiner ka frikë se ne e kishim armën, sepse me armë futeshim e dilnim nga dyqani, por ata sikur ishin me antiplumb.”
(ak/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/deshmia e Xhemal Kotarja