Vrasja e Kasmit, avokati e pranon:
Meshini i bëri SMS për t'u takuar

Vrasja e Kasmit, avokati e pranon:<br />Meshini i bëri SMS për t'u takuar<br>
Mario Meshini u arrestua nga policia e Tiranës si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit. Por avokati i tij, Ferdinand Ndoja  mohon akuzat, ndërsa pranon se Meshini i beri SMS per t'u takuar. Ai thotë se Meshini ka parë të gjithë ngjarjen dhe momentin që Kasmi është ekzekutuar, por nuk ka asnjë lidhje. Avokati shprehet se Meshini dhe Kasmi ishin miq, ndërsa autorët i drejtuan edhe atij armën në kokë.

Ky e mori në telefon, i shkroi dhe ai doli nga shtëpia. Ka qenë duke biseduar në kohën e ndodhjes së vrasjes. Ata i kanë vendosur pistoletën në kokë edhe Mario Meshinit, ai ka thënë se nuk kam lidhje. Autori, sipas policisë ka ikur në këmbë dhe ka ikur në motor tjetër. Ky ka qenë pa skafandër dhe jo i mbuluar, pasi ka shkuar në banesë ka qenë i tronditur. Arrestimi nuk është për të grumbulluar prova, por e kundërta. Meshini është me arsim të lartë, me biznes, ka biznes familjar, është në gjendje të mirë ekonomike.

Meshini ka thënë se e njeh viktimën dhe rrinte në palestrën e tij. Ai ka thënë që viktima ka pasur probleme me tjerë, ka shpjeguar cdo gjë me ndershmëri. Ata ishin miq, familjarët e tij kanë qenë në varrim dje. Meshini u shoqërua dje pasdite rreth orës 17:00” deklaroi avokati. Mario Meshini, i arrestuar mbrëmë nga policia e Tiranës, dyshohet se është bashkëpunëtori i Domart Konjarit në vrasjen e Kasmit para dy netësh. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen  nga vendi i ngjarjes.

procesverbali mario meshini
Procesverbali i ndalimit të Meshinit

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë