Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë mbi vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, pak ditë më parë në Tiranë.

Report Tv ka siguruar proces-verbalin e Prokurorisë, ku thuhet se anëtari i grupit të organizuar kriminal, Elton Hoxhallari, nuk ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij për “Vrasje me paramendim”.

Hoxhallari nuk ka pranuar bashkëpunimin me bandën kriminale për ekzekutimin e Devi Kasmit, duke rrëzuar akuzën e ngritur ndaj tij.

hoxhallari nuk jam dakort
(Proces-verbali i Prokurorisë, ku thuhet se Elton Hoxhallari nuk ka pranuar akuzën e vrasjes)

d.c./shqiptarja.com