Vrasja e Kasmit,ja ‘koka’ e bandës,
porositi vrasjen e mikut të Shullazit

Vrasja e Kasmit,ja ‘koka’ e bandës,<br />porositi vrasjen e mikut të Shullazit<br>
Policia e Tiranës ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili është përfshirë në vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit në kryeqytet. Mes pjesëtarëve të këtij grupi është edhe një emër jo pak i njohur për policinë.

Bëhet fjalë për shtetasin Altin Aurel Hoxhallari, i cili ndodhet në kërkim nga policia, dhe që është ‘koka’ e këtij grupi të strukturuar kriminal, katër anëtarët e të cilit janë arrestuar nga policia, mes të cilëve edhe një grek. Ky i fundit ishte dhe vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, ngjarje që tronditi kryeqytetin pak ditë më parë.

Por kush është Altin Aurel Hoxhallari, shtetasi me dy emra, që arriti t’i shpëtojë sërish policisë?
Në vitin 2015, Aurel Hoxhallari u arrestua nga uniformat blu së bashku me kushëririn e tij, Amarildo Hoxhallari, pasi dyshoheshin si porositësit e vrasjes së Pajtim Serjanit, njëri prej miqve të Emiljano Shullazit.

Në atë kohë, dy kushërinjtë Hoxhallari dyshohet se i kishin siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme të dyshuarit Arjanit Sterio për të kryer ekzekutimin e Serjanit, ku nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vdekur atentatori Sterio. Ndërkohë, Aurel Hoxhallari u la i lirë nga gjykata, pasi nuk u gjetën prova të forta për të vërtetuar lidhjen e tij me atentatin ndaj Serjanit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë