Report Tv ka zbardhur sot detaje të tjera lidhur me ekzekutorin e shtetasit Devi Kasmi, grekun Eftimiu Eftimiu. 41-vjeçari do të njihet pasditen e sotme me masën e sigurisë, ndërsa Report Tv mësoi se vrasësi grek me pagesë i Kasmit do të mbrohet nga një avokat i njohur shqiptar.

Është pikërisht avokati Saimir Vishaj, që do të mbrojë në gjyq shtetasin grek. Saimir Vishaj është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur një sërë çështjes të rëndësishme, mes të cilave mund të përmendim atë të ish-deputetit Mark Frrokut. 

d.c./shqiptarja.com