Ndarja nga jeta e efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra, ka zhytur në dhimbje jo vetëm familjarët e tij, por edhe të afërmit, banorët e lagjes ku Kodra ka jetuar, si edhe qytetarët e tjerë që e kanë njohur atë.
Të afërm dhe banorë të lagjes shprehen se ndarja nga jeta e Kodrës ka qenë një lajm i hidhur për to.
Ata e vlerësojnë Kodrën si një njeri të drejtë, punëtorë dhe një familjar të rregullt.
“Djalë, në daç me e pa, në daç si djalë e në daç si familje, ka qenë i mrekullueshëm. Të gjithë Shkodra e njeh për të tillë” tha një banorë.
Ndërsa një tjetër shtoi se, “Ka qenë vëlla i mirë, bashkëshort i mirë, familjar i përkryer, i miqësisë e i shoqërisë”. Sakaq, një tjetër u shpreh se,”Njeri i nderuar, na ka ardhur keq për vdekjen e tij. Ky ishte një rrezik i tij dhe i familjes. Zot mos ia ço askujt”.
Familja Kodra ka hapur dyert e shtëpisë që prej mesditës së të premtes.
/Shqiptarja.com

VIDEO