TIRANE - Gjyqi ka vijuar sot me pyetjen e dëshmitarëve ku janë marrë në pyetje vëllai i Ilir Xhakjas, Fatbardh Xhakja dhe nipi i tij Ledion Krasnaj.
“Ditën e vrasjes së komisarit Adem Tahiraj vura re që kishte lëvizje policie në Sukth dhe më pas pash edhe që policia kishte bllokuar një makinë. E njihja kryekomisar Tahirin pasi jam edhe nënkryetar komune. Atë ditë Tahiraj debatoi edhe me mua pasi donte të më bllokonte makinën” -është shprehur Fatbardh Xhakja.
I vëllai i të pandehurit Ilir Xhakja, ka thënë se e njihte kryekomisarin Tahiraj për shkak të vetë pozicionit që kishte si nënkryetar i komunës së Sukthit. Ditën e vrasjes, më 13 shtator 2012,ai tregon për një debat që ka pasur me kryekomisarin për bllokim të makinës.
"Tahiraj në fillim ka debatuar me mua, donte të më bllokonte makinën. 15 minuta pasi e kam parë Tahirajn më njoftuan për ngjarjen. Po atë ditë kishte njohur policët Gosturani dhe Hoxha, që shoqëronin Adem Tahirajn”. Më pas Tahiraj tregon se kishte parë dy makina policie që shoqëronin një automjet.
Në dy seancat e kaluara janë marrë në pyetje disa dëshmitarë të organit të akuzës dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte parë momentin e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga i pandehuri. Të gjithë të pyeturit, pranuan para togave të zeza se kishin parë viktimën dhe efektivët e tjerë të policisë duke patrulluar zonën, ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com