TIRANE - Ka dështuar për të nëntën herë rradhazi seanca për pyetjen e dëshmitarit të prokurorisë Fatmir Vladi, dëshmia e të cilit konsiderohet si kyçe në procesin kundër të pandehurit Arben Frroku. Gjatë seancës së djeshme, prokuroria dhe avokatët janë përfshirë në debate të ashpra, ku kanë akuzuar njëri-tjetrin se po shkelin ligjin, që sipas tre përfaqësuesve të akuzës, pala mbrojtëse ka nxjerrë në media të dhënat e dëshmitarit Vladi duke kryer presion psikologjik ndaj tij, ndërkohë nga ana tjetër dy avokatët kanë reaguar duke pohuar se sjellja e dëshmitarit kryesor në proces është në dorë të prokurorisë, dhe se sipas tyre faktet kanë treguar se prokuroria ka shkelur ligjin me afatet e pyetjes së një dëshmitari.
Më tej avokatët kanë shtuar duke i kërkuar gjykatës që këtë dëshmitar të urdhërojë policinë për shoqërimin me forcë në sallën e gjyqit të tij, ku dhe të dëshmojë rreth asaj që di. Pavarësisht kësaj situate të pakëndshme të shtyrjes së vazhdueshme të gjyqit të të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, duket se prokuroria e ka një zgjidhje edhe nëse dëshmitari i saj nuk paraqitet për të dëshmuar.
Leximi i dëshmisë
Në kushtet ku ka mbetur procesi, tek dëgjimi i dëshmisë kryesore të bashkëpuntorit të prokurorisë, kjo e fundit duket se ka një mundësi për çlirimin e këtij gërçi të krijuar. Duke ju referuar Kodit të Procedurës Penale dhe më konkretisht nenit 369/3 prokurorisë i lind e drejta që nëse dëshmitari Fatmir Vladi nuk paraqitet për të dëshmuar në gjyq, akuza lexon para gjykatës thënien e tij që ka pohuar para organeve të drejtësisë. I gjithë deklarimi ka shumë gjasa që të lexohet në sallën e gjyqit duke ju referuar këtij neni, i cili tekstualisht thotë: “Leximi i deklarimeve të bëra nga shtetasi shqiptar ose i huaj, banues jashtë shtetit, mund të bëhet në qoftë se ai është thirrur dhe nuk është paraqitur ose kur nuk gjendet, me gjithë kërkimet e bëra nga policia gjyqësore, si dhe kur refuzon të dëshmojë.
Në këtë rast akti (prova) vlerësohet duke u lidhur me faktet e tjera që janë administruar gjatë procesit”. Deri në këtë fazë, dëshmitari Vladi ende nuk është gjendur nga policia dhe prokuroria, dhe siç duket dëshmia e tij kundër të akuzuarit Arben Frroku, do lexohet në gjykatë. Mësohet se gjatë fazës hetimore, prokuroria ka siguruar dëshminë e tij si provë kryesore në gjykatë.
Super masa sigurie
Që prej orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm Gjykata e Krimeve të Rënda, është rrethuar nga efektivë të Forcave Speciale, të cilët kanë krijuar një kordon sigurie, duke mos lejuar asnjë person të hynte në gjykatë, gjatë kohës që po zhvillohej gjyqi ndaj të pandehurit Arben Frroku. Mësohet se në seancën gjyqësore nuk ka pasur asnjë të pranishëm, veç palëve në proces. Procesi është shoqëruar me debate të ashpra mes tre prokurorëve, avokatëve mbrojtës dhe vetë të pandehurit Arben Frroku. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës dhe prokurorisë, që të bëjnë çështë e mundur që të gjejnë personin që e akuzon se ka qënë pjesëmarrës në vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj.
Sipas Frrokut nëse ky dëshmitar nuk gjendet, atëherë gjykata duhet ta lirojë menjëherë atë, pasi siç pretendon Frroku ai është i pafajshëm. Sipas dëshmitarit të prokurorisë, biznesmeni Arben Frroku ka qenë në makinën prej nga është qëlluar me automatik në drejtim të efektivit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur poshtë pallatit të viktimës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tentohet të vritet dëshmitari i mbrojtur në procesin "Frroku"
Seanca ndaj Frrokut, mungon sërish dëshmitari i mbrojtur