Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, merret sërish në pyetje Saimir Reçi: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Konfliktin e mëparshëm ia kemi lënë në dorë drejtësisë

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, merret sërish në pyetje Saimir Reçi: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Konfliktin e mëparshëm ia kemi lënë në dorë drejtësisë

Viktima Martin Bardhi

“Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe mund ta verifikoni lehtësisht dhe përmes kamerave apo dëshmitarëve ku kam qenë ditën ku ka ndodhur vrasja. Konfliktin që kemi patur është referuar në polici dhe ja kemi lënë në dorë drejtësisë”. Kështu është shprehur para hetuesve Saimir Reçi, një nga personat kryesor të dyshuar për vrasjen e Martin Bardhit dhe plagosjen e 3 personave të tjerë paraditen e së martës (26 shtator) në Rrëshen.

Ai dhe pjesëtarë të tjerë të fisit Reçi janë marrë në pyetje dy herë nga policia dhe janë lënë sërish të lirë, pasi nuk ka prova që i implikojnë në këtë atentat. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja, për shkak të konflikteve qe ka patur viktima me fisin Reçi. Pavarësisht pretendimeve të tyre, grupi hetimor po verifikon të gjitha lëvizjet para dhe pas ngjarjes të Saimir Reçit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është zhvilluar një mbledhje në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ku krahas përfaqësuesve te prokurorisë kane qenë të pranishëm dhe drejtues të sektorit të kriminalitetit në Policinë e Shtetit. Në këtë takim është diskutuar mbi hetimet e deritanishme në lidhje me ngjarjen e cila vijon të mbetet pa autor.

Si ndodhi vrasja e Martin Bardhit
I sapodalë nga burgu, Martin Bardhi (Marku) u vra në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, nga një atentat mafioz që i mori jetën 59-vjeçarit. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit. Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Me fuoristradë të zezë kanë ndaluar në rrugën kryesore, kanë qëlluar në drejtim të lokalit ku ndodhej Bardhi dhe janë larguar me shpejtësi në Rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Reps. Pak minuta pas krimit, makina është gjetur e djegur në fshatin Gëziq,të Mirditës. ndërsa atentatorët të ndihmuar nga bashkëpunëtorët kanë arritur të largohen pa gjurmë.

Makina tip fuoristradë ngjyre e zezë e përdorur në ngjarje, rezulton të ketë patur targa të falsifikuara, ndërsa dy autorët dyshohet të kenë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për të kryer krimin. Këta të fundit mund të kenë shërbyer si informator mbi lëvizjet e viktimës, i cili dyshohet të ketë qenë në survejim prej të paktën 1 muaj.

Martin Bardhi ishte një person me precedent kriminal. Më 26 Mars të këtij viti u konfliktua me nipin e Kastriot Reçit, Saimirin. Vetëm një muaj më parë ai kishte lënë qelinë e paraburgimit, pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë zbuti masën e sigurisë. Një muaj u ka mjaftuar autorëve për të realizuar planin e ekzekutimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë