Vrasja e Martin Canit, avokatët e 14-vjeçarit të arrestuar apelojnë masën 'arrest me burg', kërkojnë zbutje të saj

Vrasja e Martin Canit, avokatët e 14-vjeçarit të arrestuar apelojnë masën 'arrest me burg', kërkojnë zbutje të saj

Viktima Martin Cani, autori i dyshuar i krimit dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Tiranë- I mituri i akuzuar për vrasjen e Martin Canit më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë kërkon të lërë qelinë e paraburgimit në institutin për të mitur në Kavajë dhe gjykata të caktojë një masë më të butë sigurie ndaj tij.

Avokati i 14-vjeçarit ankimoi masën arrest në burg, me pretendimin se i mituri ka goditur me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Vrasja ndodhi më 18 Nëntor  pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”. 

Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14 vjeçar që ai thërriti për mbështetje nga Sauku, ishin mbi trupin e autorit duke u përleshur, kur i dyshuari qëlloi me thikë. Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar.

Shoku i plagosur i Martin Canit ka pretenduar se autori i dyshuar nuk ishte i vetmi që kishte thikë gjatë sherrit, por policia i ka mohuar këto pretendime. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për 14 vjeçarin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/12/2024 01:06

    Po te ishte plagosje edhe mund te jepej mase me e lehte,por ketu kemi te bejme me vrasje dhe te paramenduar.Adoleshentet nuk u zune aty per aty,kishin kohe qe kishin probleme mes tyre dhe prinderit e nxenesve te tjere kishin deshmuar qe kjo nuk ishte nje rastesi,vrasesi kishte ardhur me mendime te qarta per t'i treguar vendin viktimes.Gjithashtu eshte dhe ceshtja e sulmuesit te dyte,shok i vrasesi,qe policia po e mbron me nje arsyetim te dyshimte e nuk po jep videon e ngjarjes.Jepni videon qe te vertetohet ajo qe pretendon policia dhe av.i vrasesit.

    Përgjigju
  • Ajo: 05/12/2024 18:29

    Kush merr nje jete duhet te marr denimin qe meriton,ai vrau nje Familie komplet jo vetem nje.

    Përgjigju
  • Korab: 05/12/2024 16:44

    Ne USA keta te 'mitur" gjykohen si te rritur.

    Përgjigju
  • Ligji: 05/12/2024 15:52

    Se mos e ka patur dhe thiken ushtarake me leje sipas avokateve seksere! Kur nuk e beri dot kete gje prokurorja e pafytyre e familjes Felaj kot mundoheni me lart. Thiken dhe autorin dyte i ka administruar SPAK,keshtu qe boll me kaq mos e zgjatni.

    Përgjigju
  • Ina: 05/12/2024 13:13

    Ne litar ky vrases dhe te tjeret qe e kane ndihmuar. Kush vret, te vritet...kaq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë