Luiz Ejlli, i ka dedikuar një këngë Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës ‘Fan Noli’, më 18 nëntor 2024.
Kënga titullohet ‘Për Martinin’, teksa gjatë klipit janë shfaqur fotot ndër vite të Martinit, përfshirë edhe momentet nga ndeshjet e futbollit, ëndrrën që iu pre në mes.
“Në qiellin e trishtuar, drita u shua… Në rrugët e jetës, ëndrra u pre, në heshtje kujtimi yt do të mbetet përjetë…”, janë disa nga fjalët të dedikuara vogëlushit.
Ndër të tjera, në përshkrimin në YouTube është shkruar një mesazh për të gjithë:
“Kjo këngë prekëse nga Luiz Ejlli është një homazh i sinqertë për Martin Canin, një djalosh plot pozitivitet dhe pasion, që u nda nga jeta në moshën 14-vjeçare. Martin ishte një fëmijë i dashur dhe plot energji, me një ëndërr të madhe për t’u bërë futbollist. Dashuria e tij për sportin dhe buzëqeshja e tij shpërndanin gëzim tek të gjithë ata që e njihnin!
Tragjedia e 18 nëntorit 2024 që i mori jetën Martinit ka tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur protesta dhe thirrje për më shumë siguri në shkolla dhe përmirësim të edukimit të të rinjve.
Përmes kësaj kënge të kompozuar nga Klodian Qafoku, Luiz Ejlli përcjell një mesazh të fortë dashurie dhe reflektimi për të gjithë ne. Le ta kujtojmë Martin Canin për ëndrrat e tij, për pasionin e tij për futbollin dhe për shpirtin e tij të pastër!
“ U prehsh në paqe, Martin. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona!” Angel & Florina Cani - Janar 2025”.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Prill, 06:52
A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?
-
Po
28.6%
-
Jo
53.6%
-
Nuk kam mendim
17.9%
Vota total: 28
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e autorit të dyshuar
4 Prill, 10:59
-
'Na vranë për herë të dytë', lirohen 3 adoleshentët që vranë 18-vjeçarin në mars 2024, i mbaruan afatet e paraburgimit
3 Prill, 22:17
-
Vrasja e Martinit/ Nis gjyqi për 14-vjeçarin e akuzuar, avokati kërkon riekspertizë: Ka dy autorë! Shoku i plagosur: Duam drejtësi
27 Mars, 13:43
-
“Prestanome”, një ekspozitë mbi manipulimin dhe të vërtetën! Portretet e Halitit "rrëfejnë" artistë, gazetarë e politikanë
18 Mars, 12:45
-
Prindërit e Martin Canit: Vrasja e djalit tonë po përdoret për qëllime politike, po justifikojnë mbylljen e TikTok
16 Mars, 12:51
-
Vrasja e Martin Canit me thikë në Tiranë, 14-vjeçari kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
14 Mars, 10:51
-
Vrasja e Martin Canit/ Shtyhet seanca paraprake, nëna e viktimës: Të jenë me dyer të hapura! Mungoi shoku i plagosur (VIDEO)
10 Mars, 13:08
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Vrasja e Martinit/ Hetohet stafi i shkollës për 'shpërdorim detyre'! Autori i mitur drejt gjykimit
11 Shkurt, 14:52
-
Vrasja e Martin Canit në Tiranë/ Autori i mitur kërkoi lirimin nga qelia, Apeli e lë në burg
10 Shkurt, 13:45
-
U përfol se ishte dhunuar në një lokal, Luiz Ejlli: Lajm i pavërtetë! S'keni as etikë as moral (VIDEO)
3 Shkurt, 17:06
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39