Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kërkoi marrjen fund të “turpit” të vrasjeve politike në Rusi, pas vrasjes së politikanit opozitar Boris Nemtsov pikërisht jashtë mureve të Kremlinit. Putin deklaroi në një konferencë në Ministrinë e Brendshme se vëmendja më e madhe duhet t’i kushtohet krimeve të profilit të lartë.
 
“Është e nevojshme që Rusia më në fund të shpëtojë nga turpi dhe tragjeditë si ato që kemi përjetuar dhe si ato që pamë së fundmi. E kam fjalën për vrasjen “e pacipë” të Boris Nemtsov në qendër të kryeqytetit”.
 
Ish zëvendës kryeministër dhe politikan i ashpër i Putin, Nemtsov, 55 vjeç, u vra të premten në mbrëmje dhe u varros ditën e djeshme në Moskë. Nuk dihet ende motivi i vrasjes së tij, por mbështetës të Putin përjashtojnë çdo përfshirje të liderit Rus në këtë ngjarje.

Nemtov kishte planifikuar një marshim masiv të dielën për konfliktin në Ukrainë dhe në nderim të tij në këtë marshim u mblodhën rreth 50 mijë persona. Putin e konsideroi vrasjen si provokim për të destabilizuar vendin dhe u zotua se do të zbulonte vrasësit e tij, por deri më tani nuk ka patur rezultate të qarta në investigim.

I pyetur nga gazetarët, kreu i shërbimit të sigurisë ruse, Aleksandër Bortnikov, tha se kishte të dyshuar për vrasjen, por pa dhënë më tepër detaje.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)