Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Ishull Lezhë. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori Aldi Rama ka pasur me vete dy krëhëra pistolete, njërin prej të cilëve e kishte hedhur në vendngjarje pasi qëlloi 44-vjeçarin Hoxha. Krëhëri tjetër u gjet në vendin ku 21-vjeçari Rama qëlloi veten.
Sipas grupit hetimor, fillimisht Rama ka qëlluar ndaj efektivit nga sendilja e pasme e mjetit, plumb i cili e ka kapur në qafë. Më pas ka dalë nga makina për tu ulur në vendin e shoferit dhe aty e ka qëlluar me një plumb në bark duke i përshkruar pranë zemrës. Në vendngjarje u gjetën 8 gëzhoja të qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera të qitura nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës. E gjithë ngjarja ka ndodhur 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis. Mostrat e lëndës narkotike u gjetën në makinën e policisë.
Ndërkohë në dëshminë e tyre para policisë, Armando Mrku dhe Kristian Sheri, shokët e Aldi Ramës të cilët ishin në makinë me të kur ndodhi ngjarja, kanë rrëfyer se në vendin ku i gjeti policia, ata kishin shkuar për të pirë hashash dhe se kur efektivët ishin afruar për kontroll, ata kishin konsumuar një cigare. Ata kanë deklaruar po ashtu se nuk ishin në dijeni se Aldi Rama kishte pistoletë me vete dhe po ashtu nuk e dinin se ishte me masë sigurimi "arrest shtëpie" për armëmbajtje pa leje, pasi e takonin shpesh jashtë ambienteve të shtëpisë. Armando Mrku dhe Kristian Sheri pritet të dalin ditën e nesërme para gjykatës. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur edhe një filtër cigareje e mbaruar, e cila pas analizimit, ka rezultuar të jetë jo cigare e thjesht, por hashah.
Nënkomisari Saimir Hoxha dhe kolegët e tij kishin shkuar për të asgjësuar një parcelë me kanabis, pas informacioneve se në lagunën e Kune-Vainit ishin mbjellë bimë të lëndës narkotike.
Lajmi kryesor:
VIDEO e vrasjes/ Report Tv siguron pamjet e ekzekutimit të policit në Lezhë nga 21-vjeçari Aldi Rama! Policia zbardh dinamikën: 3 të rinjtë na ndoqën! 2 shokët e vrasësit: Po pinim hashash
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19