Vrasja e nuses së xhaxhait/ Nëna e 16-vjeçarit: Nëse e ka bërë djali im, të marrë dënimin e merituar...Vetëm rrimë shtrirë e qajmë!

MALLAKASTER - Nëna e 16-vjeçarit i cili akuzohet se vrau në bashkëpunim me dy shokët e tij, gruan e xhaxhait, thotë se drejtësia t'i japë dënim që meriton djalit të saj, ndërsa shton se edhe me bashkëshortin e tij, po e përjetojnë shumë keq krimin e rëndë që ndodhi në ditët e para të janarit.

"Vani ka ardhur në shtator nga Greqia, piu kafe me bashkëshortin. Ne kemi shkuar mirë me njëri tjetrin. Ne hynim e dilnim në shtëpitë e njëri-tjetrit. E di dhe djali i vogël i Dritës. Unë jam shumë keq nga kjo, rri vetëm shtrirë. Shumë keq nuk do doja të ndodhte. Asnjëherë nuk e kam përfaqësuar dhe nuk e përfaqësoj. Nëse ai e ka bërë këtë punë të marrë dënimin e merituar, të marrin atë që meritojnë. Burri vetëm qan kur fola në telefon”, tha nëna e 16 vjeçarit, Mimoza Saliaj e cila jeton në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

L.Saliaj, 16 vjeç së bashku me dy shokët e tij, S.Shehaj, një bashkëmoshatar dhe Ervis Zotaj 26 vjeç akuzohen se dhunuan dhe vranë duke e hedhur trupin në rezervuarin e fshatit Gjerbës, 51-vjeçaren Drita Saliaj. Sipas dëshmive të të rinjve, edhe pse ende janë kontradiktore për të nxjerrë rolet e tyre në këtë ngjarje të rëndë, ata kishin hyrë në banesën e saj për të vjedhur hashash.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë