Shtetasi palestinez, Anwar Rizik gjeti vdekjen sot në mëngjes nga shpërthimi i një granate të vendosur në portën e jashtme të banesës private ku jetonte. Rizik, i martuar me një grua shqiptare punonte si shef i financës në Fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë. Ai ishte djali i ish-shefit të Partisë Popullore Palestineze. Banesa 2 katëshe ku ndodhi shpërthimi është rreth 500 metra në vijë ajrore nga Ambasada Amerikane, (prapa godinës së ambasadës) në rrugën e Elbasanit. Shpërthimi i orës 08:05 minuta u dëgjua në të gjithë zonën e rrugës së Elbasanit dhe në pjesën më të madhe të qendres së Tiranës.
ORA 22:40 - DJALI I SHEFIT TE PARTISE POPULLORE PALESTINEZE
Palestinezi i vrarë sot në Tiranë është djali i ish-shefit të Partisë Popullore Palestineze, bëri të ditur agjencia e lajmeve Ma’an ndërsa raportonte nga Territoret Palestineze. “Persona të panjohur kanë vendosur një bombë tek hyrja e shtëpisë së Anëar Riziq”, thanë të afërmit e viktimës për agjencinë Ma’an.
“Riziq, nga Beit Jala, kishte udhëtuar në Shqipëri për punë. Familja e tij beson se ai ishte viktimë e një konflikti mes kompanisë ku punon dhe firmave rivale”, shtoi agjencia.
Babai i viktimës, Fuad Riziq, ishte Sekretar i Përgjithshëm i PPP, një parti socialiste ngritur nga Partia Komuniste Palestineze, që ishte një nga katër përbërësit kryesorë të Frontit të Bashkuar Kombëtar, i cili organizoi Intifadën e parë kundër.
ORA 15:29 - POLICIA: PO HETOJME
Në orët e para të pasdites ka mbërritur edhe një komunikatë për shtyp e policisë që flet për vdekjen e një “shtetasi palestinez, Anuar Izik, 43 vjeç”. Sipas policisë, “nga të dhënat e para hetimore të konkluduara nga grupi hetimor në vendngjarje, dyshohet se në derën e jashtme të banesës është vendosur një granatë”.
“Aktualisht nga strukturat e policisë po punojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të zbardhur, dokumentuar, dhe shoqëruar disa persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, deklaroi policia. Te shoqeruarit, shumica me mbiemrin Zalla, u sollen me furgona te RENEA/s ne Drejtorine e Pergjithshme të policisë në Tiranë ku janë marrë në pyetje. Ne te njejtat ambjente eshte pare dhe ambasadori palestinez ne Tirane, i cili tha per shqiptarja.com se shtetasi Rizik nuk ishte me origjine palestineze, sic u tha ne nje moment te pare, por jordanez.
FLASIN PUNETORET: ISHTE KORREKT, DYSHIME DHE PER KONKURENCE
Ora 13: 29 Disa punëtorë të fabrikës së çimentos kanë rrëfyer për shqiptarja.com se palestinezi ishte njeri tepër korrekt dhe nuk kanë pasur probleme me pagat. Edhe disa pronarë të tokës ku është ndërtuar fabrika e çimentos kanë thënë se nuk kishin arsye të ishin në konflikt me shtetasin palestinez pasi ai ishte një punëtor dhe nuk kishte lidhje me konfliktin e tyre të pronësisë me pronarët e fabrikës. Pistë tjetër hetimesh është dhe konkurrenca.
JA FABRIKAT E CIMENTOS NË FUSHË KRUJË DHE NE VEND
Fabrika e çimentos, Fushë Krujë, Fabrika e çimentos ”Titan” në Thumanë. Fabrikë tjetër çimentoje ka dhe në Elbasan. Leje janë dhënë edhe për kompani greke spanjolle e italiane në Balldren të Lezhës, Droje të Krujës dhe Boka e Kuqe Krujë, që janë në fazë ndërtimi. Me to parashikohet të prodhohen 10 mln tonë çimento në vit, me 9 objekte fabrika çimentoje në vend. Fabrika e çimentos Vlore dhe ajo e Shkodrës janë të shkatërruara dhe nuk prodhojnë.
FUSHE KRUJE, SHOQEROHEN 15 PERSONA
Ora 12: 30 Plot 15 persona me mbiemrin Zalla janë shoqëruar në komisariatin e Fushë Krujës si persona që mund të kenë dijeni, në lidhje me vrasjen e palestinezit Anëar Fouad Rizik. gazetari i Shqiptarja.com në Fushë Krujë bën të ditur se 15 personat janë me mbiemrin Zalla dhe banues në fshatin Zallë të Fushë Krujës. Mësohet se disa nga këta persona janë arrestuar disa muaj më parë për vendosjen e tritolit në ura dhe hekurudha që lidhin zonën me fabrikën e çimentos por me vendim të gjykatës kanë dalë të pafajshëm. Fisi Zalla janë pronarë të tokës ku është ndërtuar fabrika e çimentos dhe kanë pasur konflikte me pronarët e saj. RENEA dhe forca të policisë së Fushë Krujës vazhdojnë kontrollin në disa banesa në fshatin Zallë.
NE MAJ MORI NENSHTETESI SHQIPTARE
Ora 11: 40 Në maj të 2011, presidenti Topi firmosi nënshtetësinë shqiptare të , Anwar Fouad Rizik. Dekreti me numër 7003 mban datën 10.05.2011. Në listën me 20 emra të cilëve u është dhënë nënshtetësi shqiptare është dhe ai i zotit Rizik. Dekreti është dhënë në mbështetje të nenit 92, pika “c”, të Kushtetutës, të nenit 9 dhe të nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm. Ja faqja e presidences
AMBASADA PALESTINEZE: NUK ESHTE SHTETAS I YNI
Ora 11: 00 Ambasada palestineze e pyetur nga Shqiptarja.com deklaroi se shtetasi Anwar Fouad Rizik nuk është palestinez por me shtetësi jordaneze. Fillimisht nga policia u tha se ishte shtetas palestinez.
FORCAT RENEA TE FABRIKA E CIMENTOS
Ora 10: 50 Forcat e RENEA-s kanë shkuar në fabrikën e çimentos, vendi ku punonte shtetasi Anwar Fouad Rizik. Ndërkohë që korrespondeti i Shqiptarja.com informon se RENEA nuk lejon gazetarët t'i afrohen fabrikës së çimentos.
HETOHET PISTA E KONFLIKTEVE NE FABRIKEN E ÇIMENTOS
Ora 10:08 Paraprakisht pista kryesore e hetimit është ajo e mosmarrëveshjeve mes pronarëve të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë dhe banorëve të zonës.
DYSHOHET SE GRANATA ESHTE LIDHUR ME MEKANIZMIN E PORTES
Ora 09: 49 Sipas dëshmive të para, të dhëna në polici, të cilat u referohet shqiptarja.com, Izik i martuar me një grua shqiptare kishte dalë në mëngjes nga banesa për të dërguar djalin e tij të vogël në kopësht. Më pas është kthyer në banesë. Në momentin kur ka dashur të dalë për herë të dyta nga shtëpia, (ndoshta për të shkuar në punë) ka ndodhur dhe shpërthimi. Policia dyshon se granata është lidhur me mekanizmin e mbylljes dhe hapjes së portës.
MBERRIJNE NJESIA E ANTIEKSPLOZIV E PJESETARE TE AMB. AMERIKANE
Ora 09:05 Njësia antieksploziv, ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po heton. Ndërkohë që zona është rrethuar me shirita. Po kështu 6 ekspertë të kriminalistikës me veshjet e tyre janë futur brenda në banesën private për të kryer veprimet e para hetimore. Pjesëtarë të ambasadës amerikanë ndodhen në vendin e ngjarjes për të mësuar më tepër rreth asaj cfarë ndodhi.
POLICIA: GRANATA DYSHOHET ISHTE VARUR TE PORTA E HEKURT
Ora 08: 59 Policia thotë se shpërthimi ndodhi rreth orës 08:05 minuta. Nga të dhënat e para dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë varur një granatë dorë në portën e jashtme, me hekur, e banesës private dy katëshe. Në momentin kur shtetasi palestinez ka hapur portën granata ka shpërthyer duke i shkaktuar plagë të rënda në kraharor dhe në bark. Viktima gjeti vdekjen e menjëhershme.
Shtetasi palestinez me profesion inxhinier punonte prej disa kohësh punonte në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë. Fillimisht u mendua se ishte anëtar i trupit diplomatik palestinez në Tiranë por nga ekspertët e kriminalistikës ra poshtë versioni pas kontrollit që iu bë në banesë. Lajmi u përcoll në media në orën 08: 19 minuta.
(im/sg/am/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com