Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e Petrit Ndout, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në një rrugë dytësore pranë aksit Fushë Krujë – Mamurras, raporton gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

I dyshuari kryesor është Andi Vokrri, i cili ka goditur me çekiç në kohë 57-vjeçarin pas debatit se kush të kalonte i pari me makinë në rrugë, ndërsa më vonë në pranga kanë rënë dhe 2 persona të tjerë, Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, shokë të Andi Vokrrit dhe të akuzuar për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Në dëshminë e dhënë përpara togave të zeza, Andi Vokrri, ka refuzuar të pranojë krimin duke thënë se me vete në automjet nuk ka pasur çekiç.

“Kam pasur debate me viktimën dhe konflikt fizik, por nuk kam qëlluar me çekiç sepse nuk kam pasur send të tillë”, ka dëshmuar Vokrri.

Dy personat e tjerë të arrestuar, kanë deklaruar se e kanë qenë prezent në momentin e konfliktit, por nuk kanë parë që 57-vjeçari të jetë goditur me çekiç.

Dy të rinjtë e tjerë, kanë deklaruar se e kanë parë konfliktin por edhe ata thonë se nuk dimë të jetë qëlluar me çekiç. Janë dërguar mostrat për ekspertim nëse kanë qenë të dehur apo nën efektin e narkotikëve të rinjtë.

Sakaq, janë dërguar mostrat për ekspertim nëse kanë qenë të dehur apo nën efektin e narkotikëve të rinjtë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë