Gjykata e Elbasanit ka lënë në  burg vetëm Arbër Paplekajn, për vrasjen e  Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 10 personat e tjerë të arrestuar, anëtarë të struktrurës së armatosur të PD, e vetëshpallur struktura për mbrojtjen e votës. Paplekaj akuzohet për veprat penale "vrasje", "vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë" dhe "heqje e lirisë me dhunë".

Janë lënë të lirë Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë në bashkëpunim".

Po ashtu është dhënë "detyrim paraqitje" edhe për Eldjo Bekon, i akuzuar për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Kelmend Xhaferri.

 Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën  edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

1619421582_1619014307arberpaplekaj001.jpg

Autori i dyshuar i vrasjes Arbër Paplekaj dhe viktima Pjerin Xhuvani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohen 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD, lihet në burg vetëm Arbër Paplekaj

1619015571_arberpepkolaj.jpg

Gjykata e Elbasanit ka lënë në  burg vetëm Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa është dhënë masa "detyrim paraqitje" për 9 anëtarët e tjerë të grupit të armatosur të PD. Paplekaj akuzohet për veprat penale "vrasje", "vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë" dhe "heqje e lirisë me dhunë".

Janë lënë të lirë Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

Po ashtu është dhënë "detyrim paraqitje" edhe për Eldjo Bekon, i akuzuar për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Kelmend Xhaferri.

Ora 11:00
Zbardhet dëshmia e Arbër Paplekajt: I tronditur nga humbja e jetës së një njeriu! Do jap shpjegime pasi të më ekzaminohet një plagë që kam në dorë

1619014656_arberpapleka002.jpg

Zbardhet dëshmia e Arbër Paplekajt, ish-efektivi i policisë i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Arbër Paplekaj shprehet i tronditur për humbjen e jetës së një personi, ndërsa thotë se nuk mund të japë shpjegime për shkak të kësaj tronditjeje dhe për faktin se nuk ka dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja e tij dhe katër fëmijët.

“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam. Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kaq kam për të thënë. Procesverbali pasi u lexua dhe u gjet i rregullt u firmos pa vërejtje”, thuhet në dëshminë e Paplekajt.

 

Ora 10:02
Personat e arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbërrijnë në Gjykatë, RENEA 'blindon' Elbasanin (VIDEO)

Nën masa të rrepta sigurie kanë mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit 11 personat e arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. RENEA ka 'blinduar' Elbasanin, ku forca të shumta kanë bllokuar rrugën përpara Prokurorisë dhe Gjykatës.