Vrasja në Elbasan/ Rama: Prokuroria ka video! Këta që shoh unë këtu s’kanë për të pranuar në paqe rezultatin, Shqipëria me varr të hapur sa herë PD humb

Vrasja në Elbasan/ Rama: Prokuroria ka video! Këta që shoh unë këtu s’kanë për të pranuar në paqe rezultatin, Shqipëria me varr të hapur sa herë PD humb

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Prokuria ka video nga momenti i ngjarjes së rëndë, që sipas tij përputhet me dëshminë e të ndaluarit që është i distanuar nga palët.

“Prokuroria disponon video të komandatit të strukturës paramilitare e cila përputhet plotësisht me dëshminë e të ndaluarit që është jashtë ngjarjes. Forcat paramilitare kanë ndaluar një makinë që s’ka lidhje me asgjë. Dhe është e filmuar kjo. Dhe dëshmia e tij është simetrike me çfarë është filmuar në kamera. Si mund t’i thuash ti bandit? Siç thonë plakat gjirokastrite, kjo është të kesh dy, një ta mbash e një ta çash. Kur vjen puna tek faktet, faktet nuk ekzistojnë. Kur vjen puna tek gjithë kjo strategji që përfundon në vrasje, relativizohet. Kush janë këta që shkojnë ndalojnë njerëz në rrugë more? Këtu fillon historia. Pse u mblodhën njerëz? Sepse këta kriminelë, ndaluan një qytetar pa lidhje dhe i kërkuan llogari”, u shpreh Rama.

Rama ka shkuar deri aty sa ka thënë se këto ngjarja janë treguar se PD-ja nuk do e pranojë humbjen në paqe.

 “E para e punës, këta që dolën në Elbasan, këta që dalin si tufa hienash në rrugë, s’kanë lidhje me standardet e as BE. Këta janë rikthemi në skenë i të njëjtës fantazmë që historia ua nxjerr shqiptarëve sa herë janë në udhëkryq. E dyta; zgjedhjet të 2017 nuk janë kontestuar. Ato mbaruan, erdhi vera, u bënë pushimet. Nisi një garë brenda PD dhe nisi avazi. Këta që shoh unë këtu s’kanë për të pranuar në paqe rezultatin. Do dalin rezultati, problem i madh. Ndaj shqiptarët në 25 prill duhet t’i japin fund kësaj historia t’i lënë të vdekur të varrosin të vdekur. Se s’mund të rrijë Shqipëria më varr të hapur sa herë humbasin këta”, tha Rama.

Ai ka komentuar edhe ngjarjen e ndodhur sot në Dibër, ku u ndalua një makinë me pretendimin se po blinin vota. Për Ramën, është e njëjta skemë, vetëm se famirësisht nuk ka viktima.

"Kjo skenë, është një tjetër arsye pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Sepse kjo është një skenë e tmerrshme. Është njësoj si skena e Elbasanit me ndryshimin që nuk ka viktima", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Simpatizantët e LSI i ranë borive në Surrel, Rama: Pse duhet të dëgjojë djali im klithmat për të atin

Sot, përfaqësues të LSI-së kanë shkuar në Surrel, shumë pranë shtëpisë së kryeministrit ku teksa mes borive të makinave dhe thirrjeve "Rama ik"

Një gjë e tillë është komentuar nga vetë kryeministri, i cili tha se nuk di si t'ia shpjegojë djalit të vogël, Zaho.

"Çfarë lidhje ka djali im 6-vjeç që një autokolonë e tillë t’i kalojë tek shtëpia dhe të dëgjojë për të atin klithma. Që kur agresioni mbi shtëpinë është kthyer në praktikë. Kjo është Shqipëria që propozon Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Me autokolona që kushtojnë miliona euro. Zaho është mësuar me ato makina dhe i është dukur sikur kanë kaluar Batmanët dhe Spidermanet atje. Pyetjen “Rama ik” e di unë si ia shpjegoj.  Lulzim Basha me autokolonë 4.5 mln euro. Aty brenda janë ata që duan të hapin bingot. Janë këta që dalin e vrasin. Janë ata që dalin nëpër takime dhe do i thonë bizneseve hajde na jep atë pjesën tonë se ne kemi 8 vjet që nuk marrim pjesën tonë”, tha Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 23/04/2021 09:45

    Perse flet perqart Aktualisht ke shtetin Aktualisht ke fuqine Aktualisht pse nuk i ndalon keto paramilitar Perse nuk burgos gaz bardhin Jeni bashke

    Përgjigju
  • Mehmet: 23/04/2021 04:02

    Ky 'qytetari' i distancuar nga palet po me posterin e Taulant Balles ne xhep, qe citon Rama eshte Mehmet Greca, i kapur me 5 milion euro droge para 4 vitesh ne angli, denuar me 6 vjet burg po ama i lire e ne mitingjet e PS. Tani, ky me 5milion evro te kapura ishte shoferi qe merrej me transport ate dite, mendo ca niveli jane te tjeret shefat e vet.

    Përgjigju
  • Goni: 23/04/2021 01:49

    MOS U TUT O RAMA,,NUK KANE NGA TE SHKOJNE,,,DO BINDEN SI CECUA.....D.J.Q.R KETYRE KRIMINELAVE QE VRANE NJE QYTETAR TE ELBASANIT...POPULLI SHQIPTAR E DI SHUME MIRE SE C'FARE PERFAQSOJNE SALI BERISHA,,ILIR META..DHE BASHA..ATA JANE NJE MUT I NDARE NE TRESH....

    Përgjigju
  • XXX: 23/04/2021 00:06

    E po ju vetem te jeni te shpifur tjua mari PD me force pushtetin. Shtypini si krimbat merini zvare qe nga lulin te parin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD