Zbardhet itinerari i plotë që e çoi efektivin e FNSH-së drejt vdekjes në Lezhë/ Si e futën në 'grackë' vrasësit Xhulio Prelën rrugës për te e fejuara

Pjetër Gavoçi, nga fshati Kosmaç i Shkodrës është personi i fundit që ka takuar efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prelën, i cili mbeti i vrarë me një plumb në gjoks të shtunën.

Gavoçi, rezulton të jetë kunati i djalit të tezes së Xhulio Prelës, i cili e kishte kërkuar këtë të fundit që të dilte ta priste në orën 01:00 të mesnatës në aeroportin e Rinasit, dhe ta transportonte në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Kërkesa e Gavoçit tek Xhulio, është bërë për arsyen e vetme, se ai ishte efektiv i policisë dhe nuk kishte probleme për të lëvizuar në rrugë, gjatë orës policore të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve që monitorojnë situatën e virusit pandemik “COVID 19”.

Xhulio në mbrëmjen e 4 dhjetorit 2020, ka shkuar në banesën e prindërve të tij në Lezhë. Ka konsumuar darkën dhe më pas është larguar në drejtim të Rinasit. Në këtë vend ka pritur mikun e tij Pjetër Gavoçi që të vinte me avion nga Anglia dhe të dy së bashku udhëtuan me makinën e Xhulios, drejt fshatit Kosmaç të Shkodrës. Teksa janë akomoduar në banesë, Xhulio Prela, i ka pohuar se duhet të kthehej në Tiranë, pasi kishte lënë vetëm të fejuarën e tij nga Fieri.

Nga ana tjetër Pjetër Gavoçi dhe familjarët e tij, i kanë kërkuar që efektivi 26-vjeçar i policisë të qëndronte në banesë dhe të flite aty. Por Prela ka kërkuar që të largohet dhe është larguar, nga fshati Kosmaç me qëllim për të ardhur në Tiranë, tek e fejuara.

Mirëpo gjatë rrugës Lezhë-Milot, efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori. Në vendin ku është qëlluar policia thotë se janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa makina dhe trupi i pajetë i punonjësit të policisë, është gjendur gati 300 metra në distancë nga njëra-tjetra.

Makina, thonë burimet e policisë ka vijuar të ecë derisa sa ka dalë nga rruga, megjithëse Xhulio Prela, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve, Xhulio Prela, plumbin e parë dhe të vetëm në trup e ka marë nga një distancë e afërt, nga krahu i djathtë, ku plumbi ka përshkruar komplet trupin e tij, pasi ka qënë tejshkues nga e djathta në të majtë, duke i prekur zemrën.

Pistoletën e shërbimit, policia ja ka gjetur në trup Prelës, të cilën ai nuk e kishte vendosur në punë, duke mos bërë asnjë të shtënë me të, qoftë edhe për vetëmbrojtje. Ndërsa në aparatin telefon të viktimës, janë gjendur të fshira të gjitha komunikimet që ai ka kryer me Pjetër Gavoçin.

Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria e Lezhës, ngrenë dyshime të forta se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e Xhulio Prelës, por me një konflikt të disa viteve më parë. Xhulio, është përfshirë në një rrahje fizike të një personi, konflikt i cili tashmë është në lupën e hetuesve të policisë së Lezhës. Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërkohë 15 shtetas janë shoqëruar në polici, ku janë marë në pyetje dhe më pas liruar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 07/12/2020 17:23

    ore Loran, po kjo hahahah ckuptim ka ne kete situate kur flitet per nje vrasje aq me shume dhe nje djale i ri dhe punonjes policie, nqs nuk ndani dot seriozitetin nga humori perse komentoni??? dhe mos kujto se do ta zbuloje ministri ngjarjen, per ate pune ka specialiste dhe kopetenta te tjere qe e kane per detyre dhe pune.

    Përgjigju
  • Ajet: 07/12/2020 16:12

    Si eshte perfshire ne nje rrahje?? Ka rrahur njeri kot? Jo se meriton vrasjen per ate poe sqarojini gjerat mos i lini si Rebus.

    Përgjigju
  • fabuli: 07/12/2020 16:12

    Kuptimi fabules eshte never talk to strangers=mos fol dhe ndalo me te huaj rruges sidomos naten.Per ket qe iku o teper vone mend per kto qe jane gjalle.

    Përgjigju
  • Loran: 07/12/2020 14:13

    Ore po ate ministrin e brendshem e keni par gje nga mund te jet fshehur se ska bor nene ta gjej me .... se degjova se kishte kerku ndihm nga policia bashkiake Ahhahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së