Vrasja e efektivit të FNSH-së ende pa autor! Policia kontrolle në shtëpi në Lezhë dhe Kurbin, shoqërohen disa persona

Ekzekutimi me një plumb në gjoks i efektivit të FNSH-së Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në autostradën Lezhë-Milot ende nuk ka ende një autor, pasi nga kamerat e sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes, identifikimi i makinës së autorëve është i paqartë.

Aktualisht situata në Lezhë vijon të jetë e trazuar pasi policia është në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se hetimet vijojnë imtësisht dhe janë kryer disa shoqërime. Pasi poolicia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatrat e Kurbinit dhe të Lezhës që janë afër vendit ku ndodhi ngjarja, janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje, pasi dyshimet janë se autorët mund të jenë nga këto zona.

Dëshmia e familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi. Kujtojmë se në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshem.

Dje u raportua se kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk i është rrëfyer familjareve apo shokëve të tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim