Vrasja e policit në Lezhë, reagon Presidenti Meta: Thellësisht i tronditur, të kapen sa më parë autorët! Lufta kundër drogës të jetë prioritet

Vrasja e policit në Lezhë, reagon Presidenti Meta: Thellësisht i tronditur, të kapen sa më parë autorët! Lufta kundër drogës të jetë prioritet

1629703775_IlirMetaPresidentDeklarate.jpg

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës. Kështu është shprehur përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ai ka kërkuar kapjen sa më parë të autorëve.

"Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit! Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë", ka shkruar Presidenti Meta.


Lajmi kryesor:

REAGIMET për vrasjen e policit në Lezhë, Ministria e Brendshme: Do shpallet 'Dëshmor i Atdheut'! Meta: Akt kriminal! PD: E paralajmëruar! Kim: Autorët të dalin para drejtësisë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë