Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor

TIRANE- Gjykata e Tiranës vendosi sot masën arrest me burg per Eduart Lamin i arrestuar për armëmbajtje pa leje ndërsa dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës.

Akuza ndaj tij momentalisht do të mbetet armëmbajtje pa leje ndërsa në seance nuk ka dhënë sqarime për armën.

Lulzim Visha, cili punonte si postier në postën private "Postman" u gjet i vrarë mëngjesin e 24 janarit 2025 brenda në makinën e kompanisë, në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë.  48-vjeçari u ekzekutua me të paktën 12 plumba pistoletë me silenciator në makinën e kompanisë private të postës sapo doli nga shtëpia për të shkuar në punë. 

Gëzhojat dhe arma në laborator shkencor
Policia është në pritje të përgjigjes nga Policia Shkencore në lidhje me gëzhojat e gjetura në vendngjarje ku u ekzekutua postieri Lulzim Visha. Pritet që laboratori i policisë të përcaktojë nëse gëzhojat janë qitur nga arma e gjetur brenda automjetit të djegur tip Porsche që dyshohet se i përket autorëve. Ndërkohë në laborator është dërguar edhe arma e gjetur në banesën e familjes Lami për të parë nëse është përdorur në krim apo jo.

Pista e hetimit
Mësohet se policia kishte dijeni që mes familjes Visha dhe asaj Lami kishin patur konflikte fizike para pak kohe, por nuk janë marrë asnjë masë. Përpara hetuesve të policisë, i arrestuari  Eduart Lami ka mohuar që të ketë patur sherr me viktimën apo familjarë të tij.

Djali i xhaxhait të tij, Ervis Lamin, person me rekorde kriminale, i njohur si bashkëpunëtor për arratisjen e 7 të dënuarve  nga burgu i Drenovës në 2013-ën, u shpall në kërkim nga policia i dyshuar edhe për atentatin që nga hetimet e deritanishme lidhet me konfliktin për një pronë në zonën e Kamzës, ku familjet jetojnë. Pistë tjetër vijon të mbetet edhe hasmëria, pasi në vitin 1997, vëllai i Lulzim Vishës vrau me armë një efektiv të policisë, dënim të cilin e ka shlyer.

Lulzim Visha u qëllua me pistoletë me silenciator, ndërsa makina Porsche e autorëve u gjet e djegur në Zall Herr, bashkë me armën e shkrumbuar.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar