TIRANE- Ambientalisti Sazan Guri dënon vrasjen e qenve të rrugës, duke e quajtur një veprim negativ. I ftuar në emisionin “Tete a tete” në studion e “A1 Report”, ambientalisti Sazan Guri është ndalur sërish tek çështja e vrasjes së këtyre kafshëve, duke u shprehur se ky është një shembull i keq, edhe sa i takon veprimtarive të tjera në të përditshmen tonë.
Ditën e nesërme në orë 15:00 është parashikuar zhvillimi e një proteste qytetare në mbrojtje të kafshëve.
Ndërkaq, Sazan Guri ka kërkuar më shumë sensibilizim për përdorimin efikas të tokës, pa abuzuar. Për këtë Guri është ndalur tek aktiviteti i njohur në mbarë botën si “Ora e tokës”, ku mbarë bota fik dritat për një orë në formë reflektimi lidhur me përdorimin e tokës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com