TIRANE - Gjakmarrja është pista e hetimit për vrasjen e Saimir Zizës, 27 vjeç. Dosja në lidhje me vrasjen e të riut, mësohet se dje ka kaluar nën administrimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi kjo vepër penale i ka kalaur për kompetencë këtij institucioni.
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 22:00 të së premtes datë 20 qershor, janë bërë hetime të shumta dhe të gjitha provat të çojnë në ngjarjen e vitit 2007, kur Shpëtim Ziza, përdhunoi dhe vrau të miturin Besim Çenga.
Aktualisht Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 6 burra të familjes Çenga nga Dibra, mes tyre edhe Ylli Çengën. Ky i fundit është babai i djalit 10-vjeçar të cilin Shpëtim Ziza e ka mbytur dhe është duke vuajtur dënimin me burg të përjetshëm. Edhe familjarët e Saimir Zizës akuzojnë fisin Cenga epr krimin.
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com