Vrasja e saldatorit, Gruaja: Më
kërcënoi dhe mua, dënim maksimal

Vrasja e saldatorit, Gruaja: Më<br />kërcënoi dhe mua, dënim maksimal
TIRANE - Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paraditen e të mërkurës në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku mbeti i vdekur 60-vjeçari Gëzim Karaj, stjuardesa dëshmon se ai i ka qëlluar asaj me shpullë. Ndërsa, bashkëshortja e Gëzim Karaj rrëfen ngjarjen dhe kërkon dënim maksimal për vrasësin e 60-vjeçarit.

“Në mëngjes po nxirrja makinën nga parkingu dhe pashë një burrë me biçikletë që kishte dërrasa dhe më pengoi rrugën. I thash lëviz se më vajti vonë për në punë, ndërsa ai më tha që të prisja disa minuta. Më pas i thash që të hapte rrugën por ai më tha ik moj ti. Dola nga makina dhe iu drejtova duke i thënë ti qenke idiot ndërsa ai më goditi me shpullë”. Kjo është dëshmia e stjuardesës, Amanda Hoxha, e cila u bë shkaktare e sherrit mes 60-vjeçarit Gëzim Karaj dhe Artenc Shehut. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të mërkurës, në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Në polici Hoxha, ka dëshmuar se Karaj e ka qëlluar atë me shpullë dhe askush nuk ka ndërhyrë që ta mbronte.

Prandaj ajo i ka treguar 30-vjeçarit Artenc Shehu të cilin e kishte të dashur që prej 8 vitesh dhe e ka lajmëruar për atë se çfarë kishte ndodhur. Kurse, gruaja e viktimës Naxhije Karaj, e cila ka qënë dëshmitare e ngjarjes, tregon se ajo ka parë 30-vjeçarin kur ka goditur me levë babain e dy fëmijëve të saj. Bashkëshortja e viktimës rrëfen se ka dëgjuar britma dhe kur ka dalë nga banesa, ka parë jashtë një djalë që i qëlloi bashkëshortit të saj. “Ai nuk i ka folur fare Gëzimit, por e ka goditur direkt. E goditi me mjete të forta, me levë sepse atij iu nxi direkt veshi. Madje më kërcënoi dhe mua se do të më vriste dhe për pak sa nuk më qëlloi” rrëfen Naxhije Karaj.

Ajo tregon gjithashtu se Amanda bashkë me mamanë e saj ndërhynë për ti ndarë, ndërsa gruaja i kërkoi Gëzimit që të bënte denoncim. Por, 60-vjeçari nuk ka pranuar. Pas gjysmë ore ai ka pasur dhimbje koke dhe të vjella dhe janë nisur me taksi për në spital. Pas 10 min doktori e ka njoftuar se Gëzimi ka vdekur. “Unë kërkoj dënim maksimal për vrasësin e bashkëshortit tim” përfundon Naxhija. Ndërsa mësohet se policia ka ngritur akuzën e vrasjes pa paramendim për Artenc Shehu, ndërsa ai ka shprehur pendesë për këtë tragjedi. 30-vjeçari ka theksuar se “kurrë nuk kishte dashur ta vriste saldatorin”.

Madje nuk e kishte menduar se ajo shpullë, siç pretendon se e ka goditur, të mund të shkaktonte vdekjen e saldatorit. “Më mori e dashura e cila ishte duke qarë në telefon. Më tha që e ka gjuajtur me shpullë dhe grusht dhe i ka gërvishtur makinën. E godita po me shpullë për ta bërë që ta kuptonte se çfarë ndodhte po të godasësh dikë më të dobët se vetja. I thashë je i fortë me femra provoje edhe vetë një shpullë”- mësohet të jetë mbrojtur në versionin e tij Shehu.. Ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore 60-vjeçari Gëzim Karaj, ka pësuar infarkt. Mjekët thonë se Karaj ka shenja goditjesh me mjete të forta por që vdekja nuk i ka ardhur nga goditjet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca