TIRANË- Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin e Blendi Tetës për vrasjen e ish policit Santiago Malko. Teta akuzohet për "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej një viti në kërkim.

Konkretisht policia ka në kërkim për ngjarjen Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën.

Gjykata ka ndarë çështjen për 8 personat e tjerë dhe në gjykim do të jetë vetëm Teta.