Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca, avokatët e të pandehurve s'u paraqitën në Gjykatë

Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca, avokatët e të pandehurve s'u paraqitën në Gjykatë

Santiago Malko dhe foto nga vendi ku u vra

Shtyhet gjykimi i kërkesës për kalim të të pandehurve në procesin për vrasjen e ish policit Santiago Malko.

Shkak u bënë mbrojtësit e të pandehurit Elvis Gacaj, që mungonin në seancë. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 15 shtator. Gjithashu u pezualluan afatet e paraburgimit , për Ilir Selmanin. Në sallë ishin dhe familjaret e Malkos.

Shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019 është bërë rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive. Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet duke i kërkuar gjykatës dënimin e autorëve të dyshuar të cilët sipas akuzës kanë planifikuar vrasjen e më pas ekzekutuar Malkon duke e qëlluar me kallashnikov e pistoletë. Për herë të parë SPAK zbulon se Malko është ndjekur për disa kohë dhe sapo ka shtruar në spital vajzën e vogël dhe është larguar prej aty është ekzekutuar.

Prokurori Behar Dibra në kërkesën e tij dhe hetimet e kryera thotë se plani ishte ekzekutimi i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi, kanë ekzekutuar Malkon. Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër