TIRANE- Një tjetër motor Suzuki-V-Storm është bllokuar nga policia, këtë herë në Durrës, jo shumë kilometra larg bllokimit të mjetit të parë. Policia e Shtetit ka nisur një aksion masiv kontrolli në zonë e Fushë-Krujës, Mamurrasit dhe Durrësit, pasi këtu kanë humbur edhe gjurmët e dy killerave të drejtorit të Credins Bank, Artan Santo. Në këtë zonë, policia ka nisur aksionin që ditën e vrasjes ndërsa të gjitha hetimet këtu janë përqendruar.
Burime nga policia thanë se, është duke u vepruar në bazë të operacioneve operative, ndërsa janë marrë me rradhë të gjitha serviset e zonës, që në fakt janë të shumtë për shkak dhe të kryqëzimit të rrugëve kombëtare.
/Shqiptarja.com

VIDEO