TIRANE - Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka urdhëruar ngritjen e një grupi hetimot të posaçëm për të hetuar vrasjen e biznesmenit ditën e sotme Artan Santo.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Prokuroria e Përgjithshme përmes një njoftimi për shtyp, ku theksohet se organi i akuzës po bashkëpunon me policinë e shtetit për të zbardhur sa më shpejtë autorët e vrasjes dhe për ti nxjerrë para drejtësisë autorët. Në këtë kuadër janë vënë në dispozicion dhe logjistika speciale e institucionit të Prokurorisë.

“Prokuroria po punon me intensitet, së bashku me policinë e shtetit për të zbuluar autorët e vrasjes kriminale ndaj biznesmenit Artan Santo, biznemen dhe figurë publike. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla urdhëroi Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen në një kohë sa më të shpejtë këtë ngjarje. Ky grup hetimor po koordinohet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe në dispozicion ka edhe logjistikën speciale të institucionit të Prokurorisë. Media do të mbahet në kontakt të vazhdueshëm për hetimet mbi këtë ngjarje, duke ruajtur njëkohësisht sekretin hetimor.”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)