TIRANE- Lirohen nga qelia dy kushërinjtë Klodian dhe Sajmir Gjuzi të arrestuar me shumë bujë nga policia e Tiranës si persona të dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo. Vendimi për lirimin e tyre e ka marrë prokuroria e Tiranës, e cila në pamundësi të gjetjes së provave materiale, i është drejtuar gjykatës së kryeqytetit me një kërkesë për zëvendësimin e masës së arrestit në burg 15 ditor në atë të detyrimit për paraqitje.