TIRANE- Analiza e provave të mbledhura deri më tani për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos, ka bërë që grupi hetimor të mblidhet në një takim në Prokurorinë e Tiranës. Në këtë takim të zhvilluar gjatë mesditës së djeshme, kanë marrë pjesë edhe disa agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe oficerët e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit që janë duke hetuar këtë krim. Gjatë takimi janë analizuar provat e mbledhura deri më tani, si dhe dëshmitë e marra. Burime nga takimi kanë bërë të ditur se, në përfundim prokurorët e çështjes kanë lënë disa detyra për policinë për mbledhjen e provave të tjera më të forta si dhe të ndalojnë persona të dyshuar që mund të jenë pjesë e këtij atentati.