TIRANE- Megjithëse policia e shtetit ka dalë zyrtarisht duke konkretizuar se autorësia për vrasjen e bankierit Artan Santo bie mbi kushërinjtë Klodian dhe Saimir Gjozi, gjatë ditës së djeshme një grup oficerësh kanë shkuar në qelinë e burgut, ku mbahet i izoluar kolumbiani Cesar Augusto Pelaez.

Veç kësaj piste prokuroria është duke verifikuar dhe transaksionet e shitjes së kompanisë ARMO, e cila u ble nga biznesmeni Rezart Taçi disa vite më parë. Shtetasi kolumbian është pyetur rreth një transaksioni bankar që do kryente nga një bankë shqiptare në drejtim të një banke spanjolle. Ky transaksion do kryhej për pagesën e 250 kg kokainë të kapur në Malin e Zi, disa javë më parë. Gjatë marjes në pyetje kolumbiani Cesar Augusto Pelaez ka treguar se kishte folur disa herë në telefon me një person në Spanjë i cili kishte njohje me një bankier në Tiranë, dhe prej bankës së tij do të kryhej transaksioni i shumës së parave prej 1 milion euro.