Vetëm pak ditë pas vrasjes makabre në Londër, ku një shqiptar me emrin Arben Rexha theri me thikë bashkëshorten e tij, Elidona Demiraj po shqiptare dhe ajo ndërroi jetë, ka reaguar familja e saj duke e konsideruar vrasjen si makabre dhe dhëndërrin kriminel që i morri jetën vajzës në moshë fare të re.

Babai i Elidonës, Halil Demiraj ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas ngjarjes duke treguar detaje nga martesa e vajzës së tij Elidona me Arben Rexhën.
Halili është me origjinë nga Tropoja dhe thotë se vajza e tij është diplomuar në Universitetin e Shkodrës e cila u fejua me burrin vrasës në vitin 2013, por ai njihej me emrin Lulzim Qeleposhi, ndërkohë që në Britaninë e Madhe ai njihej me emrin Arben Rexha, që sipas babait të Elidonës ai e privoi vajzën e tij nga shumë gjëra në jetë.
Arben Rexha e goditi bashkëshorten e tij në një apartament në Islington, të Londrës, të dielën e fundit të muajit janar.

Elidona Demiraj,që ra viktimë e bashkëshortit të saj u gjet me një plagë në fyt të shkaktuar nga thika dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Elidona, sipas autoriteteve kishte rreth dy muaj që jetonte në një bllok pallatesh në rrugën “Graham” në Londër dhe sipas komshinjve çifti nuk kishte probleme me njëri-tjetrin.
Ja statusi që ka hedhur në rrjetet sociale babai i Elidonës, Halil Demiraj
“Me hidhërim të madh njoftojmëpër vdekjen e vajzës tonë Elidona Demiraj, por me një respekt të madh për të gjtihë shokët, miqtë, shqiptarët brenda e jashtë kufijve. Në mënyrë të vecantë, familjarët, komshinjtë e vajhzës time që në muajt e fundit të jetës së saj i qëdnruan afër Elidonës, për dhimbjen dhe ngushëllimet që na dërguan me rastin e ndarjes në mënyrë tragjike nga jeta të vajzës tonë të pafajshme.
Për ata që nuk e njohin, Elidona sapo mbaroi shkollën e mesme në Tropojë u diplomua në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe në muajin tetor të vitit 2013 u fejua me Lulzim Qeleposhin, por që në Angli njihej me emrin Arben Rexha. Ajo u martua para tre muajsh, kur ky bashkëshort vrasës e mori në Angli, ky kriminel që jo vetëm e privoi vajzën nga dashuria dhe lumturia, por i hoqi asaj edhe buzëqeshjen e ëmbël që për 25 vite nuk i mungoi asnjëherë në fytyrën e saj. Ai i mori edhe jetën në kulmin e rinisë. Uroj që rasti i vajzës time të mos i trokasë në derë askujt e askund”
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com