Ekzekutoi kushëririn e tij në Greqi duke i fshehur trupin e mashtruar familjen, por përgjimet telefonike zbardhën krimin dhe çuan në prangosjen e 26-vjeçarit Denis Zaka.

Sipas hetimeve të prokurorisë së Lushnjës për zbardhjen e krimit të 3 Gushtit në Larisa të Greqisë është dashur vënia në përgjim e telefonit të Denis Zakës.

Pak orë pas krimit Zaka ka folur me Greta Murrizin bashkëshorten e Vladimir Murrizit, kushëririt të cilin ai e vrau me thikë.

Në bisedat e përgjuara është Greta ajo që pyet Denisin se ku ndodhet Vladimiri pasi si përgjigjej në telefon.

Greta: Alo, ku është Ladi? 

Denisi: Ladi nuk është këtu, është nisur drejt Shqipërisë me taksi së bashku me dy grekë.

Greta: I njeh ti ata grekët? 

Denisi: Jo nuk i njoh, nuk i kam parë më parë.

Kur kaluan 24 orë nga kjo bisedë është Denisi ai që bënë telefonatën e dytë dhe vazhdon të fshehë krimin duke vënë në lojë familjen Murrizi dhe bashkëshorten e kushëririt që vrau.

Denisi: Alo, erdhi Ladi? 

Greta: Jo nuk ka ardhur ende.

Denisi: Thuaj Ladit kur të vijë që atë porosinë ta çojë në shtëpinë time.

Më tej Denisi vazhdon telefonatat me Greta Murrizin, por duke shmangur mungesën e Vladimirit ai nxjerr në pah një shqetësim së kushëriri i ka vjedhur atij numrin e telefonit dhe sapo të kthehet ai do ta sqarojë me Ladin i shprehet Gretës në bisedat e përgjuara.
 
Greta e pyet nëse Ladin e ka kapur policia, por Denis Zaka i përgjigjet se nuk di gjë dhe po të kishte diçka në dorë do bënte të pamundur për të gjetur Ladin. 

Kur Greta i thotë Denisit se babai i Vladimirit do bëjë denoncim në polici, ai shprehet se policia do shkojë tek ai duke ju druajtur gjobës prej 1200 euro pasi punonte në të zezë.

Denisi i shprehet Gretës se duhet ta vinte në dijeni për faktin se po u bë denoncim në polici ai të kthehej në Shqipëri, pasi nëse kapej në Greqi rrezikonte gjobën ose 6 muaj burg.

Zaka tashmë ka pranuar krimin dhe akuzohet për vrasje me paramendim dhe sipas deklarimeve të tij në polici shkak ka qenë një konflikt mes tyre pasi Vladimir Murrizi e kishte fyer duke i thënë se bashkëshortja e tradhtonte Denisin në Shqipëri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com