Vrasja e Stiven Toshkesit në Tiranë, policia mori në pyetje e më pas e liroi djalin e Admir Muratajt! I riu: S'kam lidhje me ngjarjen, nuk isha aty

Vrasja e Stiven Toshkesit në Tiranë, policia mori në pyetje e më pas e liroi djalin e Admir Muratajt! I riu: S'kam lidhje me ngjarjen, nuk isha aty

Stiven Toshkesi dhe Arbër Murataj

Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt është shoqëruar pak ditë më parë në Policinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e 19 vjeçarit Stiven Toshkëzi. Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë prezent në momentin e sherrit. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema thotë se pasi është marrë në pyetje, Arbër Murataj është lënë sërish i lirë dhe deklarimet e tij janë referuar në prokurori për vlerësim. Sipas burimeve, lënia e tij e lirë është bërë pasi ka rezultuar se më 19 prill kur ndodhi vrasja, ai nuk ishte i pranishëm.

Si lidhet djali i Admir Muratajt me këtë ngjarje? 

Stiven Toshkëzi e nisi konfliktin për një vajzë rreth dy muaj më parë me Arbër Muratajn. I riu e ka marrë në telefon Arbër Muratajn për t'u sqaruar, por për shkak se gjakrat janë nxehur pranë Rrugës së Elbasanit ata janë konfliktuar, duke e lënë të plagosur lehtë Toshkëzin, pa bërë denoncim në polici. Axel Hoxhaj, që vrau pak ditë më parë Toshkëzin, rezulton me lidhje familjare me Arbër Muratajn. Për shkak të konfliktit të dy muajve më parë dhe lidhjes familjare me Hoxhajn kërkohet të merret në pyetje.

Për vrasjen e Stiven Toshkesi, janë lënë në burg autori Axel Hoxha, i cili u vetëdorëzua në polici, si edhe miku i tij Ensi Maze, i përfshirë në sherr. Pista kryesore e hetimit është bërë sherri fizik që autori dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze. Në dëshminë e dhënë në polici, Maze ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi konfliktin e Stiven Toshkësit dhe Axel Hoxhajt dhe sherrin e tyre për një vajzë, duke deklaruar se sapo ishte kthyer nga Holanda ku studionte për menaxhim biznesi dhe kishte vendosur të takonte shokët e shkollës. Ai pretendon se është gjetur rastësisht në vendngjarje. 

Dinamika e ngjarjes
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy. Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • San Giovanni: 12/06/2023 13:43

    Do t'i ketë lënë i ati ndonjë çantë mënjanë dhe ajo në këto raste bën punë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5