KORÇE- Prokuroria e Korçës, kërkoi burgim të përjetshëm dhe 43 vjet heqje lirie e 9 muaj burg, për 6 autorët e vrasjes së taksistit Fredi Talelli. Organi i akuzës, gjatë shpalljes se pretencës i kërkoi trupit gjykues dënim me burg të përjetshëm për atë që e cilësoi si kryesorin në vrasjen e taksistit të pandehurin, Elkero Revani. Gjatë leximit të pretencës përfaqësuesi i prokurorisë kërkoi dënimin me 25 vjet burg për të njëjtën akuzë edhe për të akuzuarin Arnest Xhaçka. Sa i përket të pandehurit Kastriot Papleka nga prokuroria u kërkua 10 vjet burg burg, 8 vjet për Domeniko Kumrian. Ndërsa për Amarildo Selmanin 5 muaj burg dhe për Jurgen Zeqjan 4 muaj burg. Në konkluzjonet e tij, prokurori u shpreh se vrasja e taksistit Talelli ishte bërë me paramendim dhe gjakftohtësi nga i pandehuri Elkero Revani, i cili më pas është ndihmuar dhe nga të pandehurit e tjerë. Qëllimi kryesor i tyre ka qënë grabitja e taksistit, gjë të cilën e kanë arritur vetëm pasi e kanë vrarë dhe hedhur trupin në kanal. Më pas autorët kanë marë mjetin tip Benz-Mercedes, të cilin kanë tentuar ta shesin në një servis në qytetin e Elbasanit për 2 mijë euro. Por duke qënë se nuk kishin mundur të shisnin makinën, ata e kanë hedhur mjetin në lumin e Zaranikës në Elbasan. Kanë qënë kalimtarët e rastit që kanë njoftuar për prezencën e makinës në lume, ku nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ajo i përkiste taksistit të zhdukur Fredi Talelli. Fillimisht hetimin e ka ndjekur prokuroria e Elbasanit, e cila mundësoi dhe arrestimin e pesë autorëve të këtij krimi. Më pas dosja në ngarkim të tyre ju referua prokurorisë së Korcës për kopetencën teritoriale ku kishte ndodhur krimi. Ndërkohë që pas gjykimit, të pandehurit kanë marë dënimin, por më pas ai u rëzua nga gjykata e apelit për shkelje proceduriale. Pas kësaj dosja u rikthye sërisht për gjykim, ku dje u dha vendimi i dytë për të arrestuarit si autorë të vrasjes së taksistit nga fshati Pilur i Devollit Fredi Talelli.
(sg/shqiptarja.com)