Autoritetet e Izraelit kanë arrestuar 6 persona që besohet se janë hebrenjë, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e një të riu palestinez. Gazeta izraelite Haaretz shkruan se janë arrestuar 6 njerëz lidhur me këtë rast, i cili ka shkaktuar disa ditë të trazirave në Jerusalem. Palestinezët kanë thënë se ishte vrasje hakmarrëse e kryer nga hebrenjtë ekstremistë, për vrasjet aktuale të tre të rinjëve izraelitë, që ishin rrëmbyer muajin e kaluar në Bregun Perëndimor.
 
Trupat e tyre të pajetë janë gjetur javën e kaluar, ndërsa i riu palestinez, Abu Khudair, konsiderohet se ishte vrarë vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të të rinjëve izraelitë.
 
Një zyrtar Izraelit i ka thënë sot agjencisë AP se hetuesit kanë konkluduar se vrasja ishte bërë për shkak të motiveve “nacionaliste”. Nuk ka pasur detaje të tjera për identitetin e të arrestuarve.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)