TIRANE- Dy prokurorët holandezë që kanë vizituar Shqipërinë për të bashkëpunuar me palën shqiptare lidhur me identifikimin e vrasëve të Durim Sulkut në Roterdam, kanë marrë analizat e AND-së të vëllezërve Markeljan dhe Klevis Doçi, për t’i krahasuar ato me disa prova të gjetura në vendin ku u vra Durim Sulku.
Sipas burimeve, në njërën prej maskave është gjetur gjurmë djerse dhe pështyme, çka nevojitet një krahasim i ADN-së. Veç kësaj prove, mësohet se prokurorët kanë marrë dhe disa gjurmë gishtash dhe fotografitë e dy të arrestuarve, me qëllim krahasimin e tyre me ato materiale që kanë mundur të grumbullojnë hetuesit holandezë, lidhur me vrasjen e Durim Sulkut allias Ilirjan Sulkut. Ky i fundit u ekzekutua me një plumb në kokë teksa ndodhej brenda në makinën e tij, duke folur në telefon me të dashurën e tij, ukrainase.
/Shqiptarja.com