Avokati i biznesmenit, Fatmir Kuçi ka depozituar një kallëzim për oficerët e policisë gjyqësore Vlorë, pasi i akuzon për marrjen në pyetje të djalit 13-vjeçar, pa psikolog dhe pa njërin nga prindërit dhe sipas tij, fëmija është në gjendje të rënduar psikologjike.
Prokuroria në njoftimin pas ngjarjes datë 5 Gusht 2016 deklaroi se djali i biznesmenit është marrë në pyetje në prani te nënës se tij.
Por avokati i biznesmenit Alban Qafa pretendon se nëna e djalit 13-vjeçar është marrë e pranishme me shumë vonesë gjatë pyetjes së djalit.
Gjatë marrjes në pyetje sipas prokurorisë, djali i biznesmenit ka pohuar faktin se e ka ndjekur të atin në det pa dijeninë e tij dhe e ka parë motor skafin të ndaluar në mes të detit dhe ka parë që i ati i tij i jepte ndihmën një personi te gjakosur.
Biznesmeni sipas rrëfimit të të birit në prokurori i kishte kërkuar që të dilte në breg dhe të kërkonte ndihmë dhe një ambulancë për turistin rus të plagosur, që më pas ndërroi jetë.
Djali 13-vjeçar i autorit të arrestuar për vrasjen e turistit rus e ka përdorur motorin e ujit në det në shkelje të ligjit, pasi sipas vendimit në fuqi mosha minimale për të drejtuar një varkë me motor apo me vela është 18-vjeç, por ai ka pohuar sipas njoftimit të prokurorisë se kishte marrë pa lejen e të atit motorin e ujit.
Përsa i përket biznesmenit prokuroria vendosi 20 ditë burg për biznesmenin nga Elbasani Fatmir Kuçi, mbi të cilin rëndon akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” dhe rrezikon që të dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg.
Fatmir Kuçi ka mohuar autorësinë në vrasjen e turistit të huaj, ndërsa ka deklaruar se ai e ka pikasur viktimën në det dhe ka shkuar ta ndihmojë, duke e nxjerrë në breg.
Prokuroria është në pritje të marrjes së të dhënave nga pajisja GPS, mbi lëvizjen e mjetit lundrues të Kuçit në det ditën e ngjarjes.
Deklarata e prokurorisë për marrjen ne pyetje te djalit te Kucit
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Deklarata e prokurorisë për marrjen ne pyetje te djalit te Kucitd.b/shqiptarja.com