Vrasja e vëllezërve Bilali, avokati i Stojkut: Po mbahet padrejtësisht në qeli, nuk ka asnjë provë që e lidh me ekzekutimin e tyre

Arsen Stojku i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 Mars te 2019-ës në Shkodër po mbahet padrejtësisht në qeli.

Kjo ka qenë deklarata e Artan Gjuzit avokatit të tij i cili para dyerve të gjykatës së Shkodrës është shprehur se procesi është procesi është paragjykuar sepse më përpara janë dënuar përkrahësit e dyshuar të autorit, Myslim Rama me 4 vjet e gjysmë dhe me dy vite Denis Brahimi, ndërkohë që nuk është dënuar ende autori i dyshuar.

Artan Gjuzi shprehet po ashtu se klienti i tij, Arsen Stojku po mbahet padrejtësisht në qeli pasi, shton ai, nuk ka asnjë provë nga ana e prokurorisë lidhur me vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali. Avokati tha se Stojku, për 50 ditë është mbajtur në torturë e i izoluar në burg, në shkelje të të drejtave të njeriut dhe se ka pasur një padi ndaj drejtorit të burgut të mëparshëm në burgun e Reçit.

Arsen Stojku 29 vjeç dhe Milslim Rama 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës janë arrestuar me 25 Prill të 2019-ës në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër ngjarje kjo e ndodhur me 30 mars të 2019-ës. Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Brahim dhe Astrit Bilali janë vrarë me 21 plumba, brenda në banesën e tyre në Shkodër.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira