Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër u projektua 10 ditë para në banesën e Licëve

Një person i gjatë, i dobët dhe me mjekër që besohet se është Ibrahim Lici, ka qëlluar mbi 21 herë në drejtim të vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali, duke i lënë të vdekur në vend me mbi 11 plagë në trup secilin. Autori kryesor i këtij krimi të rëndë në Shkodër, i dyshuari Ibrahim Lici, në ikje e sipër është parë nga një banor i zonës, me inicialet S.B, i cili ka treguar në polici të dhëna të vlefshme mbi veprimet që kanë kryer autorët e vrasjes dhe largimin e tyre me një automjet tip “Golf 4” me ngjyrë të zezë. Arsen Stojku dhe Myslim Rama sipas prokurorisë janë të implikuar si bashkautorë në ngjarjen e datës 30 mars 2019, ku janë vrarë me armë zjarri Astrit Bilali dhe Brahim Bilali.

Automjeti që shërbeu për largimin e autorëve të krimit, ishte marë me qëra në Vaun e Dejës dhe më konkretisht tek personi Prengë Perdeda. Personi që ka marë me qëra mjetin tip “Golf 4”, gjashtë ditë para vrasjes quhet Denis Brahimi, që më pas ja ka dhënë në përdorim, të arrestuarit Arsen Stojku. Ky person sipas prokurorisë para vrasjes dhe pas vrasjes, ka pranuar në polici se kishte qënë disa herë në shtëpinë e Mustafa Licit, ku është takuar me anëtarë të familjes Lici.

Stojku rezulton të jetë djalë teze me Mustafa, Sokol dhe të ndjerin Fatbardh Lici, dhe ka shkuar në banesën e tyre si kushëri.Vizita ka ndodhur 10 ditë para vrasjes së dy vllezërve dhe transportues i Stojkut, ka qënë i arrestuari tjetër Myslim Rama. Ky i fundit vetë ka qëndruar jashtë ndërsa Arseni është futur brenda. Ka pritur për disa kohë Arsenin dhe më pas i ka rënë portës, ku te dera ka dalë Ibrahim Lici, duke i thënë të hynte brenda, por Myslimi nuk ka pranuar duke i thënë që t’i thoshte Arsenit të mos vonohej pasi kishte punë dhe duhet të largohej. Prokuroria dyshon se pikërtisht në këtë takim është përcaktuar dhe plani se si duhet të ekzekutoheshin dy vëllezërit Bilali në Shkodër.

Dhe pikërisht kështu ka ndodhur pasi në datën 30 mars 2019 është qëlluar me disa breshëri automatik në drejtim të vëllezërve Bilali. Megjithëse Astrit Bilali ka qëlluar disa herë me një pistoletë tip “Zastava” që mbante me vete, sërisht nuk ka mundur ti ndalojë autorët, të cilët i kanë bërë shoshë dy vëllezërit Bilali. Gjatë këqyrjes së kufomave, rezulton se në trupin e viktimës Brahim Bilali, konstatohen 11 plagë hyrëse dhe dalëse të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa në trupin e viktimës Astrit Bilali konstatohen plagë hyrëse dhe dalëse të shkaktuara nga armë zjarri.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, të instaluara përreth ngjarjes, rezulton se gjatë lëvizjes së automjetit “Mercedes Benz”,me targa AA 369 RV, me të ciln autorët kanë lëvizur para dhe pas ngjarjes, në lagjen “Guerile” Shkodër, nga prapa tij konstatohet duke lëvizur një automjet tip “Volksëagen” Golf 4, ngjyrë e zezë, me targa AA 677 EK, me të cilin autorët pas djegies së mjetit “Mercedes Benz” janë larguar me shpejtësi. “Benz”, model-250, ngjyrë e bardhë, me targa AA 164 MV, rezultoi i vjedhur dhe ishte në pronësi të Abdyl Kurti, i cili ka bërë kallëzim penal në datën 25 janar 2019. Ndërsa targat AA 369 RV i përkasin automjetit të markës “Volksëagen-Polo”, ngjyrë gri e errët, në pronësi të Eljon Ostreni, banues në Tiranë.

Rëfimi i banorit: Si ishte autori që dogji makinën
Në dobi të kësaj ngjarje në datën 31 mars 2019 është pyetur persoi me inicialet S.B, i cili deklaron se në datën 30 mars 2019, rreth orës 09:30, ka qenë duke punuar në oborrin e banesës së tij në lagjen “Guerile” dhe afër shtëpisë së tij është ndaluar një automjet i tipit “Mercedes Benz”, me targë nr. 369 (kaq mban mend), dhe nga dera e shoferit ka zbritur një person, i gjatë rreth 180 cm, i dobët, i veshur me xhakovento të zezë me kapuç, të cilin e kishte në kokë, i cili nga prapa makinës ka marrë një shishe dhe ka filluar të lyente automjetin.

Më pas është afruar një person tjetër, i cili ishte në një makinë të zezë të parkuar në një distancë rreth 15 metra nga “Benzi”, person i cili ishte jo shumë i gjatë, me trup mesatar, i veshur me xhakovento me ngjyrë të zezë, me kapuç, i cili është afruar dhe i ka vënë flakën automjetit tip “Mercedes Benz” dhe pastaj të dy së bashku kanë hipur në automjetin me ngjyrë të zezë dhe duke xhiruar gomat janë futur në kthesën e parë majtas, kanë ecur rreth 50 metra dhe janë kthyer përsëri majtas dhe pastaj nuk i ka parë më, pasi nuk ka pasur fushëpamje. Sipas deklaruesit, personi që ka djegur makinën, në një moment kur po shkonte drejt saj i ka rënë pak kapuçi dhe aty deklaruesi ka konstatuar se ky shtetas ka pasur mjekër në formë të rrumbullakët, i dobët në fytyrë, dhe ishte me flokë.

Në shtëpinë e Mustafait u gjetën fishekë
Për të hedhur dritë mbi vrasjen e dyfishtë që tronditi Shkodrën në muajin mars 2019, policia dhe prokuroria kanë ushtruar kontroll banese në shtëpitë e Ibrahim Lici, Sokol Lici, Mehdi Ivziku, Bajram Çekorja, Denis dhe Marvin Skutina, Ruzhdi Çalla (Tahiri), Bajram Bregu, Dorjan dhe Elton Duli. Në banesën e Mustafa Lici, u gjetën 10 fishekë kalibër 7,62 mm, të cilët u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa Ibrahim Lici dhe Sokol Lici nuk u gjetën në shtëpi. Janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Bajram Çekorja, Serdar Shtegu, Orhan Shtegu, Elton Duli, Senad Kraja, Marvin Sula (Skutina), Gerald Skutina, të cilat nuk japin të dhëna me interes për hetimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 09/06/2019 00:20

    Cdo gja do shkoj aty ku duhet

    Përgjigju
    • Ccc: 09/06/2019 02:34

      Bravo miri.

  • Upsi: 07/06/2019 16:01

    Qa ka lidhje mehdija me kyt pun ?

    Përgjigju
    • Babo: 07/06/2019 19:50

      Hajde mehdi hajde

    • Shkodra: 07/06/2019 18:08

      Mehdija ka hesape boll, perzihet gjithkund

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka