Vrasja e Vilson Tafçiut në Astir, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Noel Dishin! Prokuroria ankimon vendimin

Vrasja e Vilson Tafçiut në Astir, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Noel Dishin! Prokuroria ankimon vendimin

Vilson Tafçiu

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Noel Dishin, të akuzuar për vrasjen e Vilson Tafçiut në janar të vititt 2020 në zonën e Astirit.

Dishi, i njohur dhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u fajësua për "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje".

Sipas gjykatës vrasja ka ndodhur pas nje grindjeje të çastit, pasi të dy pretendonin shoqëri me të njëjtën vajzë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur ne 10 vjet e 6 muaj burg.

Prokuroria e Tiranës ka ankimuar këtë vendim dënimi me 10 vite e 6 muaj duke e cilësuar si jo të përshtatshëm. Sipas ankimit krimi është i rëndë dhe duhet të marrë dënim më të madh.

Sipas prokurorisë shkaqet e ankimimit janë se: Noel Dishi është përsëritës dhe ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Vepra penale e vrasjes me dashje është kryer në ambient të hapur, ndërkohë që ka pasur lëvizje njerëzish.

Kryerja e veprës penale në ambient publik është tregues i rrezikshmërisë së autorit të veprës penale. Pavarësisht se dënimi i caktuar është brenda marzheve të dënimit, kjo masë dënimi bie ndesh me parimin e efektivitetit të dhënies së drejtësisë.

Tashmë çështja do të kalojë në Gjykatën e Apelit për të vendosur dënimin final ndaj Noel Dishit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!