Arrestohet autori kryesor për vrasjen e e 33-vjeçarit nga Vlora Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre të tjerëve, në prill të 2017-ës në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Në pranga ka rënë Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Tre personat e tjerë të plagosur nga kjo ngjajre janë Florjan Hilaj, Arta Luka dhe Arsonel Llanaj. Kjo ngjarje ka nodhur më 20 prill në një lokal në prani edhe të një këngëtareje të muzikës live.
Arianit Kondi prej 3 vitesh i është fshehur drejtësisë, ndërkohë që në gjykatën e Shkallës së parë Vlorë është dënuar me 30 vite burgim fillimisht, por ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Sipas akuzës Ergys Gjioveshaj humbi jetën, pasi në drejtim të tij u qëllua 18 herë nga Aranit Kondi. Nga kontrolli i kufomës, në xhepin e brendshëm të xhupit atij iu gjet një armë zjarri pistoletë e markës “MAGNIUM” me 5 copë fishekë, të cilën viktima nuk e ka përdorur në këtë ngjarje.
Të pandehur në këtë çështje si autorë të dyshuar janë dhe Ergest Sina e Eljaso Çela, të dënuar me nga 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli.
“Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim. Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator! Pronar i disa bizneseve
9 Janar, 11:19
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari
8 Janar, 12:13
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
Ore seriozisht e kan keta (8vjet)
PërgjigjuEshte kapur ne angli nga policia vendase
Përgjigjunuk jam dakort qe esht denuar kaq shum.pse cfar beri qe te denohet 8 vjet?vrau nje person dhe plagosi 3 te tjere plus arme mbajtje pa leje....hic gje nuk del ndonje ti qr gjykatesve te tille se po marin njerez ne qafe duke liruar kriminelet e pastaj njerezit bejne drejtesi vet
PërgjigjuMe duket si pak i rrepte 8vjet si vendim gjykate.Sikur vrau 4 veta burri botes,1 vrau si beni dhe ju. Te shkretet ne per keta gjykates.
Messo faktet njeher shoku. Ishin 4veta ata te tjeret 2 me arm.ne brez njeri nga ata kish ber nje vrasje te dokumentuar. Ka rethana qe nuk jan si kto vrasjet qe degjon (si kjo e fundit ne fier kto dites se fundit) jo atentat mafioz e jo djegin makina etj. E di nje vlor e ter qe i ran ne qaf edhe ska faj ky cuni