Vrasja e Xhulio Prelës/ Nikoll Sherniku u vetëdorëzua në policinë e Lezhës: Kam qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes! Report Tv siguron dokumentin

Vrasja e Xhulio Prelës/ Nikoll Sherniku u vetëdorëzua në policinë e Lezhës: Kam qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes! Report Tv siguron dokumentin

Nikoll Sherrniku dhe Xhulio Prela

Nikoll Sherrniku, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela është vetëdorëzuar në polici.

Report Tv ka siguruar dokumentin i cili dëshmon se Sherrniku është vetëdorëzuar në polici më datë 19 dhjetor në komisariatin e policisë së Kurbinit. Ndërkohë policia njoftoi se ai ishte arrestuar ditën e djeshme.

Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij.

Nikoll Sherrniku është një prej të arrestuarve si autor i dyshuar i ekzekutimit të efektivit të FNSH-së Xhulio Prela i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor.

Nikoll Sherniku

Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe Brilant Martinaj i cili rezulton se pak ditë pas ngjarjes është larguar drejt Turqisë për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari. Ka shumë gjasa që Brilant Martinaj, të dorëzohet në polici dhe të sqarojë pozicionin e tij për këtë ngjarje të rëndë.

"Shqiptarja.com" ka mundur të mësojë se në këtë ngjarje janë përfshirë 3 persona, ku identiteti i personit të tretë nuk bëhet i ditur nga policia. Ai është shpallur në kërkim dhe dyshohet të ketë qenë personi që ka qëlluar me armë drejt Xhulio Prelës.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 21/12/2020 21:26

    Nese patrulla e policise do te ishte ne krye te detyres te dy vrasesit do te ishin spikatur nga kjo patrulle se kane levizur me makine per nje kohe te gjate ne nje orar te ndaluar dhe do te ishin gjobitur nga polica dhe vrasesit nuk do mund te thonin se ne ate ore kemi qene ne shtepi sic po thote ky i dyshuari se do te kishin nje prove te pakundershtueshem sic eshte gjoba.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës