Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Denis Zakën për akuzën e vrasjes së kushëririt të tij në Greqi.
Pesë gjyqtarët e gjetën fajtor Zakën për vrasjen me thikë të kushëririt Vladimir Murrizit dhe groposjen e trupit të tij buzë një përroi në Greqi.
Zaka u dënua përjetë, por për shkak të gjykimit të shkurutuar, i pandehuri përfundimisht do të vuajë 35 vite heqje lirie.
Para vendimit, i pandehuri shprehu pendesë për krimin e kryer duke kërkuar mëshirë nga gjykata e falje nga familjarët e kushëririt.
Ndërsa avokati mbrojtës i tha gjykatës së vrasjen Denis Zaka e ka kryer në gjendje të dehur, pasi kishin konsumuar shumë alkool ditën e ngjarjes bashkë me viktimën.
Këto pretendime u kundërshtuan nga prokuroria, gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare.
Sipas akuzës, Denis Zaka më 3 gusht të vitit 2016 bashkë me kushëririn Vladimir Murrizi kishin konsumuar alkool me një lokal në fshatin ku punonin dhe më pas ishin nisur për tu larguar.
Rrugës, thuhet në dosjen e prokurorisë, mes tyre kanë nisur debate dhe akuza të ndërsjellta për bashkëshortet e tyre.
Ku në debat e sipër janë konfliktuar dhe Zaka e ka qëlluar disa herë me thikë. Më pas, për të fshehur krimin i pandehuri e ka groposur trupin e Vladimir murrizt anash rrugës, pranë një përroi
Por me tu kthyer në Shqipëri, i riu Zaka është marr në pyetje ku edhe ka treguar të vërtetën e vrasjes së kushëririt.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com