Rreth 50 persona mes tyre të afërm, shokë dhe ortakë të biznesmenit Artan Santo të vrarë mëngjesin e të enjtes, janë marrë në pyetje nga policia e Tiranës. Në orët e vona të mesnatës të së premtes, Policia e kryeqytetit e ndihmuar nga njësitë elitë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt shoqëroi dy rinj nga Lezha. Emrat e dy kushërinjve nga Lezha, u përmendën nga pronarët e servisit ku dyshohet se u modifikua motorri me të cilin udhëtonin vrasësit e Artan Santos.
Mes të pyeturve nga policia janë dhe ortakët në biznes të Santos, të cilët kanë treguar se skanë pasur marrëdhënie asnjëherë me Artanin, njëherësh kanë pohuar se ky i fundit nuk i ka shfaqur asnjëherë problemet apo ndonjë kërcënim që ka pasur nga persona të ndryshëm. Të gjitha dëshmitë sipas grupit hetimor konsiderohet si jo të vleshme, për shkak se asnjëra prej tyre nuk tregon detaje që do i shërbenin procesit hetimor.
Ndërkohë që në dobi të këtij hetimi, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës së kryeqytetit vënien në përgjim të disa numrave që përdoren nga persona me precedentë penalë.
Shkrimi u botua në "Shqiptarja.com" (Print) më 28.06.14
Redaksia online
/Shqiptarja.com