Vrasja në Fier, përcillet për në banesën e fundit 8-vjeçari! Autori dhe familja e viktimës u konfliktuan në shtator, por s'njoftuan policinë! Ekspertët nesër në shtëpinë e Çalamanit, dyshohet për tentativë përdhunimi

FIER-Lot, dhimbje dhe britma ishin gjithçka që dëgjoje ditën e sotme nga banesa, tashmë e mbuluar me zi, e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ëndrrat e Florida Vasiut për të birin Mateon, vetëm 8 vjeç, ishin padyshim të mëdha, por sot ajo që i ka mbetur nga vogëlushi i saj është vetëm një boshllëk i madh në zemër që nuk do të mbushet kurrë. Ai u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërkohë që në shtëpinë e tij ka pllakosur dhimbja dhe të qarat, ku jo më larg se dje mbushej nga gëzimi e hareja e tij. Një fëmijë i shkëlqyer, i qeshur dhe plot jetë ishin fjalët e banorëve për të voglin, që fatkeqësish mbylli sytë përgjithmonë. Por një përshkrim krejt i  kundërt  ishte për autori Klodian Çalamani, 38 vjeç, i cili paraqitet nga banorët e fshatit Grecalli si një rrugaç dhe horr i të gjitha të këqijave, ku denoncimet ndaj tij kanë qenë të shumta, ku herë është dënuar dhe herë është lënë i lirë nga policia.

Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai  se ka duruar dhe e ka vrarë’. Kjo dëshmi të lë të mendosh se 38-vjeçari nuk ka qëndrueshmëri mendore edhe pse burime nga spitali Psikiatrik i Vlorës thonë se nuk ka kartele mjekësore dhe është trajtuar asnjëherë në këtë spital për probleme të shëndetit mendor. Klodian Çalamani e vra fëmijën brenda banesës së tij duke e gjuajtur dy herë me kazmë pas koke dhe më pas i ka hapur një gropë mu pranë tualetit të shtëpisë të banesës rreth 50 cm të thellë dhe e ka hedhur aty duke e mbuluar me baltë. Zbulimi i tij është bërë nga kamera e vilës së xhaxhit të viktimës, ku pasi fëmija nuk po kthehej në banesë kanë hapur kamerën dhe kanë parë atë duke luftuar më biçikletën e autorit në rrugicën pranë shtëpisë. Kjo ka çuar policinë në derën e 38-vjeçarit, i cili pasi është shoqëruar në polici ka rrëfyer dhe pranuar të gjithë ngjarjen.

Nga sa mësohet, Klodian Çalamani dhe familja e 8-vjeçarit kanë pasur konflikt në shtator, por nuk u njoftua policia, teksa ekspertët nesër do shkojnë në shtëpinë e 38-vjeçarit pasi dyshohet për tentativë përdhunimi. Pra mendohet se Çalamani e ka thirrur në shtëpi fëmijën me qëllim për ta përdhunuar. Kjo është një dyshim, teksa fjalën e fundit do e thonë ekspertët. 

Banorët e fshatit shprehen të tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, e nga dëshmitë e tyre kuptohet se mbase vrasja makabre të miturit, ishte e paralajmëruar. Një banore shprehet se autori ishte i dënuar më parë për pengmarrje, ishte një person i çekuilibruar dhe problematik në fshat. Ndërsa një tjetër tha se 38-vjeçari i ka përdhunuar grua, e ka denoncuar, por policia e ka lënë të lirë.

“Me këtë që bëri vetëm varje do. I ka të gjithë këqija, ka qenë problematik, kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kam çuar në polici se dhe mua më ka bërë një gjest te shpia, më përdhunonte gruan time. Unë e denoncova e rrahën por e liruan nuk e arrestua. Edhe frikë kemi patur nga ai lloj njeriu. Mbante thika, hanxharë me vete”, tha banori.

"Jemi tronditur shumë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo histori. Ne nuk e dinim, pa nuk e linim. Ai nuk na kishte bërë ndonjë gjë, pinte dhe nuk kishte tru shumë, bënte maskarallëqe dhe me ne që ishim nëna, bënte 500 ndyrësira. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë. Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë", tha ajo.

Ata kërkojnë drejtësi për vogëlushin, jeta e të cilit u ndërpre në mënyrë makabër.

"Ne duam që ai të varet, jo burg të përjetshëm, djali jonë nuk vjen më", thotë një banore.

"Ça t'i lërë shteti këto lloj mostrash? Lihet ai në burg? Ai është monstër", shprehet një tjetër.

Në përcjelljen e 8-vjeçarit për në banesën e fundit ishte edhe i dërguari i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi. Për ngjarjen e rëndë Bashkia Fier që në shenjë solidariteti me familjen e Mateos, në orën 12:00 të mbajnë një minutë heshtje.

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 të së martës ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me kazmë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009c 

VIDEO-Heshtja në fshatin Greçall

1637134479_KLODIANCALAMANI.png

Klodian Çalamani

1637136515_MateoVasiu.jpg

Viktima Mateo Vasiu

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ekspertët do shkojnë sërish në shtëpinë e Çalamanit, dyshohet për tentativë përdhunimi! 38-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm me familjen e të miturit

Grupi i ekspertëve dyshon se ndaj 8-vjeçarit, i cili u vra dje nga Klodian Çalamani, është tentuar që të abuzohet seksualisht. Prandaj për këtë pritet që të shkojë sërish një grup hetimor ekspertësh në fshatin Gracalli të kqyri sërish vendin e ngjarjes për të konfirmuar nëse ka ndodhur abuzim apo jo.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Klodian Çalamani ka pasur një konflikt me familje Vasiu në muajin shator, por që është lënë në heshtje duke menduar se është zgjidhur me njeri tjeterin pa lajmëruar as policinë. Dyshohet se fillimisht Klodian Çalamani i ka kërkuar 8-vjeçarit  që t'i blejë një bukë dhe t'ja çojë në banesë.

Klodian Çalamani ishte i alkoolizuar dhe madje banorët kanë deklaruar shpesh herë se ai bëhej i rrezikshëm kur ishte në gjendje të pirë dhe lëvzite me thikë në dorë. Pas krimit vetë Klodian Çalamani bashkë me policinë, ka nisur kërkimet me policinë për të gjetur të miturin.

Ora 17:56
'Klodiani më rrëmbeu vajzën, e shpëtoi babai i Mateos', nëna e 16 vjeçares të rrëmbyer: Vajzën e kam me fiksime, pi ilaçe! Nuk do t’i kujtosh asgjë

1637151882_calamani.jpg

Për Top Channel ka folur nëna e 16 vjeçares që u rrëmbye. Ajo ka treguar se personi i cili ka ndihmuar vajzën 16 vjeçare që të shpëtojë nga ‘kthetrat e tyre’ ka qenë Ligor Vasliu, babai i djaloshit 8 vjeçar, i cili sot u përcoll për në banesën e fundit. Ajo ka rrëfyer se vajza e saj sot është e sëmurë dhe nuk do që t'i kujtosh asgjë nga ai moment. 

Gazetarja: Vajzën tuaj ka rrëmbyer para 10 vitesh?
Zonja: Po, po, e kam të sëmurë çupën në Itali.
Gazetarja: Çfarë ndodhi atëherë? Ishte në shkollë vajza?
Zonja: Po, po ishte në shkollë. E motra e tija e gënjeu. I tha hajde se kemi kështu… Po jo se kam punë… Unë isha te komshija dhe e pa dhe nuk tha që ik me vrap, por vajti i ati i këtij çunit që vdiq sot, sepse edhe vajzën time do ta kishin vrarë!
Gazetarja: Vajzën e ka dhunuar kur e ka rrëmbyer?
Zonja: Po, kur erdhi u shtri dhe më nxori shkumë nga goja.
Gazetarja: Çfarë problemesh ka vajza sot?
Zonja: Me fiksime, pi ilaçe! Nuk do t’i kujtosh asgjë.
Gazetarja: Sa vite u burgos atëherë?
Zonja: Tre vite ai i bëri në fakt, policia që i lë të lirë, i mban dy vjet dhe tre dhe i lëshon.

Ora 16:31
Del videoja nga kamerat e sigurisë/ Filmimi i 8-vjeçarit që zbardhi ngjarjen horror

Këto janë momentet e fundit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra dje brutalisht nga Klodian Çalameni. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së një banesa në xhiron e tij të fundit me biçikletë. Ka qenë kjo video që ka zbardhur edhe krimin, pasi u pa se biçikleta me të cilin po luante 8-vjeçari ishte e autorit, Klodian Çalamanit. Pasi kanë parë këtë video efektivët e policisë kanë kontaktuar me 38-vjeçarit, i cili më pas, pas marrjes në pyetje ka pranuar krimin.

Ora 15:45
Momente dramatike/ Policia s'ia lejonte, nëna e 8-vjeçarit futet nga gardhi për të parë vendin ku Klodian Çalamani i groposi djalin: Duam të ndezim një qiri

Momente dramatike vijojnë të regjistrohen në Fier, në fshatin Greçali, ku nëna e 8-vjeçarit, Florida ka çarë kordonin e policisë dhe me vrap ka shkuar pranë vendin ku 38-vjeçari, Klodian Çalamani i groposi djalin, 8-vjeçarin Mateon. Familjarët, në videon që sjell Report Tv, dëgjohen teksa i thonë Policisë që "thjesht ta shikojë dhe të ndezin qiri", teksa efektivët nxitojnë që ta kapin, pasi është e ndaluar.

"Nëse jeni prindër dhe ju, mos më lëndoni ma hapni rrugën, po kërkoj vetëm 5 minuta", dëgjohet të thotë nëna policisë.

Ora 14:18
Vrau 8-vjeçarin, flet i afërmi i Klodian Çalamanit: S'kishte probleme të shëndetit mendor, e këshilloja të sillej mirë, por nuk më dëgjonte! Të dënohet me varje

 

I afërmi i Klodian Çalamanit, 38-vjeçari që vrau të miturin Mateo Vasiu, ka treguar se autori ishte person problematik dhe se më të kishte vite që nuk fliste. Vlashi Çalamani tregon për mediat se i kishte kërkuar disa herë që të ndryshonte sjellje, por këshillat e tij kishin rënë në vesh të shurdhët. Ndonëse e ka të afërm, për Klodianin, ai kërkon dënimin maksimal.

"Nuk shkoja mirë me të, i flisja, por nuk më dëgjonte. Nuk kishte probleme të shëndetit mendor. I kisha thënë të punonte, të sillej mirë. Përdorte alkool, të dënohet me varje për atë që bëri, çfarë e do më atë, ai nuk është për shoqërinë, të vret. Problemin nuk e kishte banorët, e kishte me veten e tij. Do shkoj te familja  e viktimës, kam dhe vetë fëmijë  e nip", thotë ai.

Ora 13:23
Vrasja e 8-vjeçarit, policia zbardh dinamikën e ngjarjes makabre

Policia e Fierit ka zbardhur dinamikën e vrasjes makabre

Njoftimi i plotë

Ditën e djeshme, rreth orës 14:40, jemi njoftuar me telefonatë në Sallën Operative, nga shtetasja F. V., se djali i saj i mitur i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Më pas, rreth orës 15:30, kjo shtetase është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nëpërmjet telefonatës që ka bërë kjo shtetase janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, për kërkimin dhe gjetjen e djalit të mitur. Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet kanë marrë informacion, kanë punuar për grumbullimin dhe administrimin e provave dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur. 

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi. 

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.  

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.  

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.      

Ora 13:12
Me qirinj në duar dhe lot në sy, punonjësit e Bashkisë Fier mbajnë një minutë heshtje për Mateon e vogël

Ashtu siç ishte paralajmëruar Bashkia Fier ka mbajtur një minutë heshtje për 8-vjeçarin Mateo Vasiu, i cili u vra mizorisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Punonjësit e bashkisë me qirinjtë në duar kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa kanë ndezur qirinjtë pranë goditës së Bashkisë Fier.

Ora 12:34
Vrasja e 8-vjeçarit/Banorët thanë se autorin e kishin denoncuar disa herë, por lihej i lirë, SHÇBA nis hetimet për Policinë Fier

SHÇBA ka nisur hetimet mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes makabre ku vrau 8-vjeçarin. SHÇBA njofton se nisur nga denoncimet e banorëve në media se Klodian Çalamnain e kishin denoncuar disa herë por lihej sërish i lirë, ka bërë që të nis hetimet  nga Policisë Fier, nëse ka pasur apo jo abuzim nga ana e tyre.

Ora 11:26
VIDEO/ Me dorën në zemër, duke u dridhur dhe në gjendje shoku, vëllai i jep puthjen e fundit 8-vjeçarit në arkivol

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu nuk ka fjalë të përshkruhet, ku dhimbja, lotët dhe shoku ka pushtuar familjarët dhe të gjithë fshatin Grecalli të Fierit.

Në gjendje të tillë është edhe vëllai më i madh i viktimës, i cili teksa mbahet nga familjarët nuk mundet dot të reagojë, i cili shfaqet duke u dridhur dhe në gjendje shoku.

Teksa trupi i pajetë i fëmijës është futur në makinën e varrimit, i vëllai afrohet duke i dhënë puthjen e fundit 8-vjeçarit në arkivol.

Ora 11:01
‘O Mato, pse ike o shpirt, ç’na bëre' e ëma përcjell fëmijën në banesën e fundit mes lotëve dhe britmave (VIDEO)

8-vjeçari Mateo Vasiu është përcjellë ditën sot për në banesën e fundit pasi u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij Klodjan Çalamani.

Me lotëve, ulërimave dhe ngashërimeve trupi i të voglit ka dalë nga shtëpia e tij përmes kortezhit për t’u prehur në banesën e tij të fundit.

Mamaja e tij, të afërt dhe familjarë, të lënduar dhe mbytur nga dhimbja, nuk pushonin së qari teksa thërrisnin emrin e Mateos së vogël.

Ora 10:41
Bashkia Fier një minutë heshtje për vrasjen e 8-vjeçari Mateo Vasiu

Kryetari i Bashkisë, Armand Subashi  duke dënuar ashpër krimin e kryer ndaj Mateos 8- vjeçar dhe duke apeluar për një hetim, gjykim e dënim të shpejtë të autorit të ngjarjes makabre, ka ftuar sot të gjitha institucionet e Bashkisë Fier që në shenjë solidariteti me familjen e Mateos, në orën 12:00 të mbajnë një minutë heshtje.

Ora 10:18
Vrau 8-vjeçarin, dëshmia e Klodian Çalamanit në Polici: Më shau

Në dëshminë e tij në Policia pasi ka pranuar krimin makabër, Klodian Çalamani ka thënë se e vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiun sepse e kishte ofenduar. "Më shau, më ofendoi, prandaj e qëllova dhe pastaj i groposa trupin", mësohet të ketë thënë ai.

Sipas burimeve për Report Tv, autori ka thënë se “e dërgova të më blinte bukë dhe të ma sillte”

Ndërsa më pas e kishte vrarë. Kur fëmija po kërkohej nga familjarët dhe policia, ai ka dalë duke kërkuar me ta, madje shpesh i pyeste” hë a e gjetët fëmijën’

Ora 10:05
VIDEO/ E vrau me kazmë pas koke, ja vendi ku e kishte groposur fëmijën 8-vjeçar

Në banesën e autorit Klodian Çalamani, ndodhen ende gjurmën e vrasjes makabre të fëmijës 8-vjeçar Mateo Vasiu. Ai e qëlloi me kazmë pas kohë fëmijë duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë së tij pranë tualetit të jashtëm të shtëpisë. Në video duket qartë gropa e hapur ku fëmija ishte hedhur dhe mbuluar me blatë.

Ora 10:03
VIDEO/ U vra në mënyrë monstruoze, shokët e klasës vendosin një tufë lule në bankën ku sot duhej të ulej Mato Vasiu! Mësuesja kujdestare në lot para klasës

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Mateo Vasiu duhej të ulje në bankën e tij, si çdo ditë, por 38-vjeçari Klodian Çalamani i ndërpreu atij jetën në mes, pa e filluar mirë akoma. Në kujtim të shokut të tyre, nxënësit e klasës së tretë në shkollën 'Thanas Ikonomi" në fshatin Greçalli kanë vendosur një tufë me lule e po ashtu edhe disa vizatime të punuara nga Mateo. Vdekja e Mateos ka prekur të gjithë shqiptarët që sot janë në zi, e aspak të lehtë e ka edhe mësuesja e tij kujdestare. E ndodhur përballë një tufë lulesh në bankë në vend të nxënësit të saj, ajo nuk mundet t'i mbajë lotët, ndërsa për mediat e ka të pamundur të bëjë qoftë edhe një koment.

1637139031_VASIU.jpg

 

 

Ora 09:38
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, fqinjët me lot në sy: U llahtarisëm, s’na ka zënë gjumi! Banori: Çfarë e lidhte me fëmijën? Vetëm ta përdhunonte, të flasë ekspertiza (VIDEO)

Të tjerë banorë shprehen të tronditur për vrasjen makabre të 8-vjeçarit në Fier ku thonë se nuk i  ka zënë gjumi dhe se autori duhet të dënohet me vdekje.

“Kur e mora vesh u llahtarisa, nuk më ka zënë gjumi natën, nuk di c’të thuash, duhet të dënohet me vdekje. Unë kamë vetë fëmijë, kush është ai që nuk ka frikë”, tha një banor

Ndërsa një tjetër bashkëfshatar ngriti dyshime se fëmija mund të ishte përdhunuar nga Klodian Çalamani.

“Autori i rritur jetim, i ati e la të vdekur, e ëma u martua iku në Maqedoni. Ai ishte te buka, ku e merrte i jepte ndonjë copë bukë. Asnjë punë nuk  e lidhte atë me atë fëmijë ta fuste në shtëpi, vetëm ta përdhunonte, por duhet të flasë ekspertiza”, tha një tjetër.  

Ora 09:35
Rrëmbime, përdhunime e vrasje makabër, tre krimet monstruoze ndaj të miturve që tronditën vendin

1637138320_tre.jpg

Në foto Jorgo Zani, Ardian Përrenjasi dhe Klodian Çalamani

Vrasja makabre e 8-vjeçarit Mateo Vasiu ditën e djeshme tronditi jo pak opinionin publik, duke risjellë në vëmendje edhe njëherë krimet monstruoze të ndodhura ndër vite me viktima ata më të pafajshmit, fëmijët.

Në vitin 2013, Julian Çela ishe vetëm 11 vjeç, ku u rrëmbye dhe u vra nga Ardian Përrenjasi. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë, ku Ardian Përrenjasi e rrëmbeu atë dhe më pas e vrau mizorisht. Pas arrestimit nga policia, Përrenjasi pranoi krimin, teksa dëshmoi se e kishte futur atë në shtëpi e më pas e kishte mbytur pasi i mituri kishte filluar të bërtiste. Trupin e tij, të mbështjellë me batanije, Përrenjasi e kishte hedhur më pas në një kosh me plehra. E pavarësisht kësaj, ai u arrestua pasi tentoi të bënte të njëjtën gjë me një tjetër fëmijë, i cili banonte shumë pranë banesës së tij. Policia mundi të ndërhynte në kohë, duke shpëtuar të miturin, 10 vjeç, i cili u gjet me shenja në trup dhe dyshohej se ishte abuzuar edhe seksualisht.

Në vitin 2016 një tjetër ngjarje e rëndë tronditi vendin. Në Himarë Jorgo Zani i preu kokën kushëririt të tij, vetëm 12-vjeç, i cili kishte ardhur nga Greqia në Palasë për të kaluar pushimet e verës.  Jorgo Zani vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa një vit pas krimit monstruoz, u vetëvra spitalin e burgut të Fushë Krujës.

Ndërkohë ditën e djeshme, 38 vjeçari Klodian Çalamani vrau mizorisht djalin e fqinjit të tij, 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Çalamani, për arsye që nuk dihen ende, rrëmbeu të miturin dhe më pas e qëlloi me kazmë në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Më pas trupin e të miturit ai e groposi në oborrin e shtëpisë.

Ora 09:19
Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, banori: Autorin e denoncova më parë se më përdhunoi gruan, por e lanë të lirë! Ai duhet varur, i kishte gjithë të këqijat (VIDEO)

Një tjetër banor i fshati Grecalli të Fierit ka kërkuar që autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu të varet dhe të mos lihet i gjallë, banori tregon se ai vetëm kohë më parë e ka denoncuar dhe çuar në polici Klodian Çalamanin pasi i kishte përdhunuar gruan, por që e kishin lënë të lirë.  Banori shprehet se i riu ishte i të gjithë të këqijave dhe se fshati e kishte frikë pasi rrinte me thikë e hanxhar në dorë.

“Me këtë që bëri vetëm varje do. I ka të gjithë këqija, ka qenë problematik, kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kam çuar në polici se dhe mua më ka bërë një gjest te shpia, më përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burg dhe vetë unë atëherë ka ndodh. Ka shumë veta që e kanë denoncuar, edhe cupat i kapte me dy tre veta, ai është kriminel.  Duhet të varet, ka qenë shumë i keq. Unë e denoncova e rrahën por e liruan nuk e arrestua. Edhe frikë kemi patur nga ai lloj njeriu. Mbante thika, hanxharë me vete”, tha banori.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervete Latifi: 24/11/2021 23:46

    Nuk meriton ai kriminel ta diegin me benzin e ta varin perpara families ..ngushellime families Jap edhe firme time ..... ervete latifi

    Përgjigju
  • Ajo: 17/11/2021 17:22

    Pse nuk vihet denimi me vdekje? Ose nese nuk vihet me vdekje cdo njeri qe perdhunon ose vret nje femi denim burg perjete. Te vdesi ne burg. Si mund te denohen krimet ndaj minoreneve vetem disa vite burg? A e kuptoni qe jeta e vogelushit iku dhe familjaret e tij sdo jene me mire menderisht sa te jene gjalle? Burg perjete monstres dhe cunat brenda ne burg tja bejne jeten menxyre kur te hy brenda ky monstra. Ngushellime familjes per humbjen e nje engjelli.

    Përgjigju
  • Qameti: 17/11/2021 14:37

    Kto lloje monstrash thjesht duhen egzekutuar. Nuk i nevojiten askujt, e as zotit. Denimi me burg do na bënte që te paguajmë nga taksat tona për këtë kërmë, dhe kostoja ditore e nji të burgosuri është afersisht 500 mijë lek të vjetra.

    Përgjigju
  • FDSA: 17/11/2021 13:11

    GJITHCKA VJEN NGA POLICIA E PARA... E DYTA NGA DREJTESIA!!!!!!!! TE DYJA NUK I KEMI, BOLL U FSHEHEM, NE KETE VEND NUK KA POLICI, NE KETE VEND NUK KA DREJTESI

    Përgjigju
  • Mesuese: 17/11/2021 13:03

    Ju lutem, hiqini videot dhe detajet makabre nga shkrimi! Kursejani publikut kete dem te madh qe po i beni! Krimi eshte i llahtarshem, e denojme me gjithe shpirt te gjithe, por respektoni ndjeshmerine e njerezve, ju lutes

    Përgjigju
  • fisheku: 17/11/2021 12:14

    na vjen te qajme per kete ngjarje. pa komente te gjata ka ardhur koha qe per vrasje me dashje denimi i perjetshem te jete i perjetshem domethene deri ne vdekjen e te denuarit per vrasje. kjo eshte e domosdoshme nuk jemi vetem, ne shume vende DEMOKRATIKE (USA) te botes aplikohet.

    Përgjigju
  • F-35: 17/11/2021 10:49

    As varja e azgje nuk mjafton ndaj ketij ndyresire! Me falni njemije here per gjuhen, por kesaj monstre i duhen sh..... te gjalle e te vdekur! Po me dridhet trupi e po me dhembe shpirti per kete voglush!

    Përgjigju
  • Den: 17/11/2021 10:37

    Ha ha,dikush thote qe ish rrugaç,e denoncova se le perdhunoi gruan,por e lane te lire.Fiks,çfare te bente me shume fukarai,ai e mori hakun ,e denoncoi.Fundja se mos i mori gje gruas ai,ne vend ja la

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë